Dorëheqje e papritur | Ballkani | DW | 25.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dorëheqje e papritur

Dorëheqjen e ministrit të jashtëm, Besnik Mustafaj, të përditshmet e Tiranës e lidhin me përplasje konceptesh dhe qëndrimesh në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme si edhe me çështjen e funksionimit të trupit diplomatik.

Besnik Mustafaj

Besnik Mustafaj

Qeveria e kryeministrit Berisha është tronditur nga dorëheqja e papritur e ministrit të jashtëm, Besnik Mustafaj. Përmes një deklarate publike, Mustafaj publikoi doreheqjen e tij duke e te quajtur të parevokueshme, dorëheqje që u motivua nga lodhja e madhe nga puna dyvjeçare ne krye te diplomacise se Tiranes.

Me nje shprehje disi ironike ai e quajti lodhjen „nje motiv me se te mjaftueshem“ per te dhene doreheqjen.“ Disa ore me pas zyra e shtypit prane kryeministrit Berisha ka njoftuar pranimin e doreheqjes nga kreu i qeverise.

Por duket se pas doreheqjes se papritur te kreut te diplomacise se Tiranes nuk eshte lodhja fizike por nje lodhje e nje lloji tjeter: lodhja nga marrëdheniet e tensionuara dhe moskuptimi me kreun e qeverise Sali Berisha.

Kete arsyetim bejne sot te perditshmet e Tiranes. Sipas tyre doreheqja eshte bere ose nga nje perplasje konceptesh dhe qendrimesh ne çeshtje te rendesishme te politikes se jashtme ose per çeshtje te funksionimit te trupit diplomatik.

Sipas analisteve te Tiranes, Mustafaj nuk ka qene dakort me disa emra nga demokratet te perzgjedhur per te qene diplomate. Nje arsye tjeter, sipas shtypit te pavarur te Tiranes, ka qene pakenaqesia e kryeministrit qe Mustafaj nuk kishte mundur te realizonte vizita zyrtare te kryeministrit Berisha ne SHBA dhe vende te rendesishme te BE-së.

Si pasardhes te Mustafaj te sapodorehequr shihet kryetarja e Parlamentit Topalli, e cila e kishte aspiruar kete post menjehere pas ardhjes se demokrateve ne pushtet, me fitoren e zgjedhjeve te 3 korrikut 2005.

Krahas Topallit permenden edhe emrat e Bamir Topit, nenkryetar i PD-së dhe kandidat zyrtar i maxhorances per President si edhe emri i Preç Zogajt, kryetar i komisionit parlamentar te politikes se jashtme.

Doreheqja e ministrit te Jashtem Besnik Mustafaj ka thelluar krizen ne koalicionin e djathte qeverises te kryeministrit Berisha. Partia aleate, ajodemo-kristiane apo ajo e Mbrojtjes se te drejtave te njeriut kane kercenuar edhe daljen nga koalicioni per mospajtimin me disa nisma ligjore te kryeministrit.

Mustafaj ishte caktuar ministër i jashtëm i Shqipërisë pas fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2005

  • Data 25.04.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWG
  • Data 25.04.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWG
Reklamë