Donatorët premtojnë gati 6 miliardë dollarë ndihma për Pakistanin | FOKUS | DW | 20.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Donatorët premtojnë gati 6 miliardë dollarë ndihma për Pakistanin

Gjashtë javë pas tërmetit në Pakistan konferenca e donatorëve mblodhi me shumë ndihma nga ç´parashikohej. U premtuan 5.8 miliardë dollarë për zonat e shkatërruara nga tërmeti.

Të dëmtuar nga tërmeti në Kashmir/Pakistan

Të dëmtuar nga tërmeti në Kashmir/Pakistan

Pas apelit me insistim të për ndihma të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan, donatorët ndërkombëtarë premtuan ndihma financiare prej rreth 5,8 miliardë dollarësh amerikanë për zonat e shkatërruara nga tërmeti në Pakistan. Këtë e komunikoi kryeministri i Pakistanit Shaukat Aziz në përfundim të konferencës së donatorëve në Islamabad. Azis shprehu njëkohësisht edhe mirënjohjen duke falendëeruar bashkësinë ndërkombëtare në emër të Pakistanit.

Duke përfituar nga rasti i tribunës së konferencës së OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm, Kofi Anan, ritheksoi për të disatën herë apelin në adresë të bashkësisë ndërkombëtare për ndihma shtesë. "Ju bëj thirrje sot që të angazhoheni të ndihmoni si një të vetëm për njerëzit në nevojë. Kam besim tek ju", nënvizoi Anan duke shtuar, se në kushtet e dimrit të ashpër të Himalajës që është në prag të mbijetuarit duhen ndihmuar urgjentisht.

Vetëm Banka Botërore dhe Banka Aziatike për Zhvillim kanë vënë në dispozicion respektivisht nga një miliard dollarë. Pakistani e kish vlerësuar rreth 5,2 miliardë dollarë nevojën për fonde që duhen për rindërtimin dhe furnizimin e të mbijetuarve nga tërmeti.

  • Data 20.11.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhf
  • Data 20.11.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhf