″Doja ta hidhja Murin në erë″ - një ish-polic nga Berlini Perëndimor tregon | Gjermania | DW | 13.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Doja ta hidhja Murin në erë" - një ish-polic nga Berlini Perëndimor tregon

Muri i Berlinit është pjesë e hidhur e të kaluarës gjermane

Muri i Berlinit është pjesë e hidhur e të kaluarës gjermane

Ecim me Achim Lazai nëpër rrugën Bernauer Str. në mes të Berlinit. Në mes të rrugës ndodhet një vijë e trashë e mbushur me ferra dhe bar. Pikërisht këtu kalonte muri i Berlinit. Shtëpitë e rrugës Bernauer ishin në anën e lindjes, bulevardi në anën e perëndimit të Berlinit. Kur u ndërtua muri në vitin 1961, Achim Lazai ishte 23 vjec dhe polic në lagjen Wedding, pjesë perëndimore e qytetit. Ai ka parë se si hidheshin gratë nga dritaret dhe u ka ndihmuar shumë njerëzve që ta kalojnë murin.

Një vit më vonë, më 1962, polici nga Berlini Perëndimor hedh në formë proteste një granatë kundër murit, duke shkaktuar kështu një vrimë në mes të tij. Së bashku me dy kolegë, atë natë ai hyn në rrugën Bernauer Str.


"Shpërthimi ndodhi me një zhurmë aq të madhe, sa menduam se ndodhi hataja. Pastaj dëgjaum disa zhurma të cuditshme dhe 250 metra më tej filluan të bien gurë të vegjël dhe copa muri. Pastaj nxorra radiomarrësin dhe komunikova me stacionin tim duke u thënë se dëgjova zhurma të cuditshme nga rruga Bernauer Str" - tregon ai.

Pak kohë më vonë tanket franceze qëndronin në gadishmëri përballë kufirit me pjesën lindore të qytetit, në të cilën prisnin trupat kufitare lindore. Në mes të tyre ndodhej muri me një vrimë gjigande prej 3 metrash.

Achim Lazei qëndori gjithë kohës aty. Herë pas here ai ja tregon këtë histori grupeve me turistë dhe vizitorë të qëndrës së murit të Berlinit. Por sot ai po ja tregon këtë histori një grupi me punonjës të policisë së Berlinit. Kolegët e dëgjojnë me vëmendje dhe nuk janë të gjithë dakord me vendimin e tij të dikurshëm.

"Ai është një njeri dhe pastaj polic. Për këtë arsye kam shumë respekt që bëri dicka të tillë" - thotë kjo grua.

Ndërkohë një burrë tjetër thotë:

"Nuk di ç´të them. Nga njëra anë duhet kuptuar situata e tij si person. Por duhet të them gjithashtu se unë jam rritur nga ana tjetër e murit."

Edhe Achim Lazai u rrit me murin ndarës. Dhe tani ai thotë se nuk e di cfarë do të kishte bërë po të kish jetuar nga ana lindore e qytetit.

Tre qëllime apo ideale kishte ai dhe shokët e tij kur u përpoqën të hidhnin në erë murin e Berlinit: Të tundte botën, të çorientonte Berlinin Lindor dhe t´u tregonte bashkëqytetarëve të tij që jetonin në lindje se ata nuk ishin vetëm. Megjithatë edhe tani pas 43 vjetësh, ai nuk e konsideron veten si hero.

"Unë doja të arrija shumë më tepër. Të gjithë donim të arrinim shumë më tepër. Por kur mendoj për të kaluarën jam i kënaqur që të paktën ndërmorra diçka kundër atij muri dhe nuk ndenja duke bërë sehir. Kaq mund të them" - thotë Achim Lazai.

  • Data 13.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5y
  • Data 13.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5y