Do t′a ndihmojë Beogradi Tiranën? | Politika | DW | 07.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Do t'a ndihmojë Beogradi Tiranën?

E vemtja shpresë për përmirësimin e krizës energjitike në Shqipëri mbetet miratimi nga Beogradi i lejes për kalimin tranzit të energjisë nëpër Serbi, energji që mund të vijë nga Ukraina

Linja të tensionit të lartë

Linja të tensionit të lartë

Zhurma e gjeneratorëve mbulon të gjitha zhurmat e tjera të një dite normale vjeshte në qendër dhe në periferitë e Tiranës. Ofrues shërbimesh interneti, pronarë dyqanësh, restorantesh kafenesh i kanë ndezur që në mëngjes sot gjeneratorët për të mos ndërprerë bizneset e tyre dhë për t'i shpëtuar kështu riskut të falimentimit. Një urdhër i ri koorporatës elektroenergjitike ka filluar sot të zbatohet. Sipas këtij urdhëri ndërprerja e energjisë elektrike do të rritet nga pesë orë që ishte mbrëëmë në nëntë orë, nga të cilat shtatë orë nga mëngjesi deri në orën gjashtëmbëdhjetë të pasdites dhe dy orë në mbrëmje, nga ora tetëmbëdhjetë deri në orën njëzetë.

Këto shifra nuk kanë nevojë për koment. Ato tregojnë se jetë normale e Tiranës po rrezikon të paralizohet. Ky regjim kursimi i jashtëzakonshëm synon të kursejë në maksimum rezervat e energjisë, që janë duke shteruar.

E vemtja shpresë për përmirësimin e situatës mbetet miratimi nga autoritetet e Beogradit që të lejojnë kalimin tranzit nëpër Serbi të energjisë elektrike që Ukraina t'i shesë Shqipërisë për dy muajt e fundit të këtij viti. Burimet zyrtare nga Ministria energjitike dhe e ekonomisë pohojnë se negociatat me palën serbe janë duke vazhduar. Por nuk japin detaje për vështirësitë e tyre. E vetmja gje që dihet me siguri është një përzierje arsyesh teknike, por edhe politike nga ana e Beogradit. Kështu rrjeti i transmentimit të energjisë elektrike që kalon nga Kosova në drejtim të Shqipërisë është i konsumuar mjaft, dhe prej kohësh nuk përballon sasira të konsiderueshme importi energjie. Ndërsa në thelbin e arsyeve politike është ndryshimi i qëndrimeve të Beogradit dhe Tiranës lidhur me pavarësinë e Kosovës.
Tirana ka deklaruar disa herë radhazi, se qëndrimi diametralisht i kundërt lidhur statusin final të Kosovës, nuk do të pengojë marrëdhëniet normale dypalëshe, madje edhe intesifikimin e tyre. Por kjo deklaratë përbën vetëm 50 përqindëshin e njërës palë, që nga pikëpamja praktike dhe pragmatike mbetet e parealizuar.

Megjithatë negociatat me Beogradin janë duke vazhduar tani edhe në rrugë diplomatike. Veç konsumatorëve familjarë Po-ja e Beogradit do të zbusë situatën e rënduar sidomos të biznesit të vogël, që po zhvillon aktivitetin e tij prodhues vetëm me gjeneratorë.

Opozita i ka kërkuar qeverisë së kryeministrit Berisha të subvencionojë sa më shpejt naftën e përdorur për gjeneratorët dhe të shikojë mundësinë e një regjimi të difenrencuar furnizimi me nergji për këto biznese.

  • Data 07.11.2005
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsd
  • Data 07.11.2005
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsd