Do të hapet më në fund porta e Evropës për Shqipërinë? | Politika | DW | 30.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Do të hapet më në fund porta e Evropës për Shqipërinë?

Zhvillohen negociatat mes qeverisë Berisha dhe Komisionit Evropian. Shqipëria ka vullnetin e plotë për përshpejtimin dhe përmbylljen e marrëveshjes së asocijim-stabilizimit

Komisioni Evropian, Bruksel

Komisioni Evropian, Bruksel

Këto janë negociatat e para, që qeveria e kryeministrit, Sali Berisha zhvillon me të deleguarit e Komisionit evropian, lidhur me përparimin në arritjen e standarteve për të përfunduar marrëveshjen e stabilizim-asocijimit. Kjo është shpallur si prioritet i programit të qeverisë Berisha. Ministrja e re e integrimit, Arenca Troshani u shpreh se qeveria shqiptare ka vullnetin politik për të përshpejtuar dhe përfunduar këtë marrëveshje në muajt e parë të vitit 2006.

Negociatat e këtij raundi teknik përfshijnë një sërë çështjesh, që nga liberalizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Shqipërisë në hapësirat komunitare, tek përshpejtimi i kthimit të pronave dhe kompensimit të pronarëve të ligjshëm, në lirinë e mediave dhe ndryshimet në sistemin gjyqësor. Por edhe nëse në këto janë arritur angazhimet e durura, për opozitën e re të Shqipërisë, socialistët duket e vështirë që marrëveshja të përfundojë në fillim të vitit 2006. Deputetja socialiste, ish ministrja e integrimit, Ermelinda Meksi thotë, se do të duhen të paktën edhe dy vjet për të.
Meksi është e mendimit, se është pak realiste, 2006-ta. Mjafton të kujtojë, shprehet ajo, që futja në fuqi e çdo neni të marrëveshjes bëhet pasi nënshkruhet marrëveshja dhe pasi ratifikohet ajo nga 25 vendet anëtare. Marrëveshja ende nuk është nënshkruar, thekson Ermelinda Meksi.

Ky është raundi i dhjetë i negociatave teknike mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Konkluzionet e tij priten ende sot. Por dritën e gjelbër për përfundimin ose jo të marrëveshjes së asocijim stabilizimit, do t'a japë raporti i këtij komisioni, që do të publikohet në 9. nëndor. Ky raport do të bëjë një pasqyrë të hollësishme të situatës në Shqipëri.

  • Data 30.09.2005
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtG
  • Data 30.09.2005
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtG