Do të fitojë diplomacia?- Kriza në Lindjen e Mesme | Politika | DW | 22.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Do të fitojë diplomacia?- Kriza në Lindjen e Mesme

Trupat ushtarake izraelite dhe ato të hizbollahëve janë duke vazhduar sulmet pa ndërprerje sulmet kundër njëri-tjetrit. Ministri i jashtëm gjerman, Shtajnmajer, i cili filloi turin diplomatik në Lindjen e Mesme, paralajmëroi për zgjerimin e mëtejshëm të konfliktit me Libanin edhe në vende të tjera

Trupat izraelite para marshimit në Liban

Trupat izraelite para marshimit në Liban

Megjithë thirrjet ndërkombëtare që të heshtin armët, lufta në Liban vazhdon. Brenda 24 orëve të fundit ushtria izraelite ndërrmori 150 sulme nga ajri në Liban, ndërkohë që milicët e hizbollahut lëshuan 50 raketa në zona të ndryshme në veriun e Izraelit.

Tanket izraelite u futën në Libanin e jugut, dhe madje pushtuan një lartësi mjaft të rëndësishme nga pikëpamja strategjike, atë në afërsi të fshatit Marun al Ras, kanë njoftuar trupat libaneze të sigurisë. Nga ana tjetër të dhënat nga ushtrai izraelite konfirmojnë synimin izraelit për shkatërrimin e plotë të hizbollahëve në zonën kufitare. Sipas vlerësimeve të ekspertëve ushtarakë izraelitë, Hizbollahu mbështetet nga Irani dhe po qe se Teherani ka në dorë armë të shfarosjes në masë, atëherë ekszistenca e Izraelit është në rrezik.

Edhe presidenti Bush ditën e djeshme në fjalimin e tij të përjavshëm radiofonik akuzoi Iranin por edhe Sirinë se ato bllokojnë gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe se ato mbështesin hizbollahët:

"Për shumë vite Siria ka qenë sponsori kryesor i Hizbollahëve dhe ka ndihmuar hizbollahët të marrin funrizimet nga Irani. Regjimi iranian ka injoruar në mënyrë të vazhdueshme përpjekjet ndërkombëtare me ambiciet e tij për të siguruar armë bërthamore dhe për të ndihmuar terroristët. Aksionet e tyre kërcënojnë të gjithë Lindjen e Mesme dhe bllokojnë zgjidhjen e krizës dhe sjelljen e paqes së qëndrueshme në rajonin e krizës."- tha presidenti Bush.

Ai theksoi se ka udhëzuar sekretaren e shtetit, Kondoliza Rajs të udhëtojë në Lindjen e Mesme dhe të diskutojë për të gjetur mënyrat më të mira të daljes nga kriza.

Pra po duket se po lëviz më shumë diplomacia në krizën në Lindjen e Mesme. Ministri i jashtëm gjerman Shtajnmajer, i cili mbërriti të shtunën në rajonin e krizës, me qëllim që të shqyrtojë shanset për mundësinë e armëpushimit në Lindjen e Mesme, në Kajro, stacionin e parë të turit të tij diplomatik, paralajmëroi për një zgjerim të mëtejshëm të konfliktit më Libanin në vende të tjera.

Gjermania do të angazhohet për të mos lejuar shpërthimin e konfliktit në vende të tjera, tha ai pas takimit me ministrin e jashtëm egjiptian, Ahmed Abul Gheit. Shtajnmajer nuk e sheh vendin e tij në rolin e ndërmjetësuesit, "por së bashku me te tjerët do të angazhohemi në mënyre aktive që të arrijmë sa më parë qetësimin e gjendjes."

Një ndër shqetësimet themelore për ministrin e jashtëm gjerman është edhe situata humanitare në rajon, të cilën ai e cilësoi alarmuese:
"Numri i viktimave tek popullsia civile, si edhe gjendja humanitare në jug të Libanit ku zhvillohen luftimet më të ashpa, është alarmuese. Për këtë arsye vendosa në këtë fund jave të udhëtojë në Lindjen e Mesme, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike"-
kështu u shpreh ministri gjerman Shtajnmajer, i cili gjatë ditës së dielë, pritet të takohet në Tel Aviv me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert si edhe në mbërmje me përfaqësues të palestinezëve.

Ndërkohë pas thirrjeve të Kombeve të Bashkuara për të lejuar në Liban ndihma humanitare, Izraeli lejoi të shtunën hapjen e një korridori ajror dhe detar për të dërguar furnizimet humanitare në Liban.

  • Data 22.07.2006
  • Autor Lindita Arapi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqp6
  • Data 22.07.2006
  • Autor Lindita Arapi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqp6