1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Do të kthejë rrugë Korea Veriore?

Martin Fritz13 Prill 2006

Bisedimet për të ardhmen e programit atomik të Koresë Veriore vazhdojnë të mbeten të ngrira. Dështoi edhe përpjekja e fundit në kuadër të konferencës për çështje të sigurisë të mbajtur në Tokio, e cila synonte rifillimin e bisedimeve

https://p.dw.com/p/AqqP
Reaktor atomik në Korenë Veriore
Reaktor atomik në Korenë VerioreFotografi: AP

Diplomatë të lartë nga Kina, Rusia, Japonia, Korea Jugore dhe SHBA-të mbanin shpresë për një kthesë të këtij vendi, pasi Korea Veriore deklaroi se së pari, SHBA-të duhet të garantojnë, se do të marrin shpenzimet finaciare. Mirëpo asnjëherë nuk qe e mundur zhvillimi i bisedimeve direkte në mes përfaqësueseve të Koresë Verirore dhe të SHBA-ve. Detyra për vazhdimin e bisedimeve qëndron tek Korea Veriore ka thënë ndërmjetësuesi amerikan, Kristofer Hill. Ndërsa përfaqësuesi i Koresë Verirore, Chun Yung-Voo ka pohuar se nuk është në interes të vendit të tij që sanksionet të kushtëzohen me bisedimet për programin atomik.

SHBA-të i kanë ofruar Koresë Veriore ofertën për diskutimin e çështjes së sanksioneve në kuader të bisedimeve për problemet atomike. Por siç duket masat ndëshkuese e kanë goditur aq ndjeshëm Korenë Veriore sa pranojë të përulet. Sanksionet kanë qenë të drejtuara para së gjithash kundër bankës kineze në Macao, përmes së cilës regjimi koreanoverior ka zhvilluar shumë aktivitete ekonomike duke përfshirë pagesat dhe transaksionet e ndryshme financiare.

Dyshohet se edhe diktatori Kim Jong-il dhe familja e tij kanë të hapura numrin e e xhirollogarisë në këtë bankë. Sipas të dhënave amerikane SHBA-të kanë ngrirë 24 milionë dollarë të disa personave dhe firmave të Koresë Verirore. Banka në Macao ka ndihmuar në spastrimin e parave në Korenë Veriore dhe vënien e tyre në qarkullim. Poashtu dyshohet se monedha 100- dollarëshe që është lëshuar në qarkullim si monedhë e falsifikuar e ka origjinën e prodhimit perfekt nga shtypshkronjat e Koresë Veriore.

Bisedimet në Tokio janë zhvilluar duke plotësuar edhe detaje shtese për krimet shtetërore të regjimit koreanoveriror. Korea Veriore ka rrëmbyer së paku 13 qytetarë të Japonisë në vitet 1980-ta.

Në mesin e të rrëmbyerve është edhe nxënësja Yokota, 17 vjeçare. Korea Veriore thotë se pas rrëmbimit kjo vajzë ka vrarë vetë veten. Nga analizat japoneze rrjedh se Korea Veriore deri më tani nuk i ka vënë në tavolinë faktet e fatit të kësaj vajze të rrëmbyer, e cila përfundoi si e vdekur. Për zbardhjen e këtij rasti Japonia shpreson tek Korea Jugore. Mirëpo, përfaqësuesit koreano jugor i janë shmangur deri më tani tematizimit të këtij problemi në bisedimet me Korenë Veriore për arsye se nuk kanë dashur të demotivojnë vazhdimin e bisedimeve.

Rasti i rrëmbimit të vajzës 17 vjeçare ka bërë që Japonia të mos pranojë deri më tani vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Korenë Verirore.