Dita Ndërkombëtare e të zhdukurve në Kosovë | Politika | DW | 30.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Dita Ndërkombëtare e të zhdukurve në Kosovë

Në Ditën ndërkombëtare për personat e zhdukur sot në Kosovë u bë thirrje për vëmendje më të madhe ndaj fatit të të zhdukurve. Prej gjashtë vjetësh mijëra familje nuk dinë asgjë për fatin e të afërmve të tyre

Prishtina

Prishtina

Organizata të shumta që angazhohen për zbardhjen e fatit të mijëra personave që konsiderohen të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë, bëjnë thirrje për zgjidhjen një nga problemeve më serioze humanitare të shkaktuar nga konfliktet e armatosura. Kjo thirrje u adresua sot në Ditën ndërkombëtare për të zhdukurit nga shumë familje, familjarët e të cilëve konsiderohen të zhdukur. Haki Kasumi, udhëheqës i këshillit kordinues të shoqatave që angazhohen për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur kërkon nga institucionet e Kosovës që të angazhohen më shumë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga Kosova.

Ndërkohë në Kosovë dita ndërkombëtare për personat e zhdukur, po shënohet me aktivitete të shumta. Në Prishtinë, është hapur një ekspozitë me fotografitë e personave të zhukur, ndërsa në qytetin e Gjakovës, gjatë ditës do të bëhen homazhe në një ceremoni varrimi të 16 trupave të pa jetë të kthyer ditë më parë nga Serbia në Kosovë. Në Serbi akoma qëndrojnë trupat e pa jetë të qindra shqiptarëve të zbuluar në disa varreza masive. Autoritetet e Prishtinës dhe ato të Beogradit, ndërkaq, në kuadër të grupeve punuese në mars të këtij viti rinisën dialogun për çështjen e personave të zhdukur nga Kosova, problem ky që këtu vazhdon të jetë njëra nga cështjet më të ndieshme. Gjashtë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, mbi 3000 persona u cilësuan të zhdukur, shumica prej të cilëve shqiptarë të Kosovës, mirëpo edhe afro një mijë të komuniteteve joshqiptare. Afro një mijë trupa të shqiptarëve nga Kosova deri tani janë gjetur në disa varreza masive në Serbi, transferimi i të cilëve për në Kosovë kohë pas kohë bëhet nga autoritet serbe. Më këtë ritëm të kthimit sic thuhet të ngadalshëm nuk janë të kënaqur, autoritet vendore dhe as autoritetet ndërkombëtare të cilët kërkojnë nga Beogradi zyrtar të përshpejtojë kthimin e kufomave në mënyrë që të përfundojë ankthi i shumë familjeve nga Kosova.


  • Data 30.08.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtd
  • Data 30.08.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtd