1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dita e dytë e garave në Olimpiadën Verore në Kinë zhgënjyese për ekipet gjermane

Benjamin Wüst10 Gusht 2008

14 gara gjithsej sollën vetëm një medalje bronzi, ndërsa në garat e notit Gjermania nuk ka renditje të mirë. Një bilanc i garave të ditës së dytë.

https://p.dw.com/p/Eu0j
Ditte Kotzian dhe Heike Fischer fitojnë medaljen e bronztë në kërcimin e sinkronizuarFotografi: AP

Në disiplinën e notit e diela ishte një ditë e zezë për gjermanët. Dy rekordet e Evropës Sarah Poewe 100 metra stil i lirë dhe Helge Meeuw 100 metra shpinë ishin krejtësisht të çorientuara dhe u skulifikuan qysh në garën eliminatore. Në të njëjtën mënyrë pasuan edhe të rutinuarit Thomas Rupprath dhe Sonja Schöber.


Medalja i iku nga duart edhe ekipit të femrave në garën stafetë 4x100 metra. Ekipi i përbërë nga katër notaret Britta Steffen, Meike Freitag, Daniela Götz und Antje Buschschulte nuk kishte asnjë kritikë ndaj vetvetes, por konkurimi dëshmoi atë që e kishin parashikuar shumë vëzhgues, gara do të jetë jashtëzakonisht e shpejtë. Në këtë disiplinë titullin e fitoi papritur Holanda e pasuar prej SHBA dhe Australisë. Gjermania Britta Steffen e zhgënjyer pohon: "Ne jemi pak të zhgënjyera, që nuk arritëm të fitojmë. Shpresonim më shumë dhe në të vërtetë e ndjenim veten mjaft mirë, por duhet ta pranojmë, që të tjerët ishin më mirë."


Ndërsa për notarin amerikan Michael Phelps ëndrra është realitet ai në këto gara ka fituar tetë medalje një më shumë se Mark Spitz rekordi i olimpiadës së 1972 në Mynih. Phelps e nisi garën me një rekord botëror. 400 metra ai i përshkoi në kohën 4 ´: 03 ´´, 84 duke fituar i pasuar prej hungarezit Laszlo Cseh dhe Ryan Lochte nga SHBA. Medaljet e tjera të arta në garat e para të notit i morën koerano-jugori Park Taehwan në 400 metra stil i lirë, australiania Stephanie Rice në 400 metra, që vendosi rekordin e ri botëror prej 4´:29´´,45.


E vetmja shkëndijë shprese për sportistët gjermanë ishte medalja e bronzit, që fitoi dyshja e kërcimit të sinkornizuar nga trampolina e përbërë nga Ditte Kotzian dhe Heike Fischer. Dyshja gjermane zuri vendin e tretë në kërcënimin e sinkronizuar nga trampolina në lartësinë 3 metra. Kjo ishte dhe medalja e parë për gjermanët. Vendin e parë në këtë disiplinë e zuri Kina e pasuar prej Rusisë. Sportistja gjermane Fischer pas marrjes së medaljes së bronztë deklaroi: "Për mua kjo është medalja më e rëndësishme. Për mua është bërë realitet një ëmndërr. Çdo sportist do të ketë një medalje nga Lojrat Olimpike dhe të qëndrojë në podiumin e fituesve. Ne ia arritëm kësaj. Unë ende nuk mund ta besoj më duket jorealiste. Por jam shumë e gëzuar."


Çiklistet gjermane nuk kishin asnjë arësye për t´u gëzuar në garën e çiklizmit në rrugë. Në valën e reshjeve në prag të përmbytjeve dukej se nuk kishin asnjë shans as Hanka Kupfernagel dhe as Judith Arndt: "Gara nuk shkoi në mënyrë optimale. Hanka ishte relativisht shumë mbrapa në kohë, si rjedhojë mua me desh t´i jap shumë vrull në maloren e fundit. S´kemi çfarë të bëjmë."


Në këtë garë fitoi papritur britanikja Nicole Cook, vendin e dytë e zuri suedezja Emma Johansson dhe vendin e tretë italiania Tatiana Guderzo.


Fitore në lojrat e para siguruan basketbollistët me Dirk Nowitzki-in me rezultatin 95:66 ndaj kampionit të Afrikës nga Angola. Hendbollistët fituan 27:23 ndaj Koresë së Jugut dhe në hokej për femra gjermanet fituan 5:1 ndaj Britanisë së Madhe.


Shanse të mira kanë edhe kalorëset gjermane, që e fituan garën në disiplinën e parë duke ruajtur shpresën për medalje të artë. Kampionet botërore renditen me pikë aktualisht të dytat të paprira nga SHBA dhe të pasuara nga Australia.