Diskutimi për zgjerimin e BE-së. SHBA dhe politika ndaj Irakut | Studimi në Gjermani | DW | 13.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Diskutimi për zgjerimin e BE-së. SHBA dhe politika ndaj Irakut

Nga temat e komenteve dhe analizave të shtypit të sotëm veçojmë: Parlamenti i BE-së në Starzburg diskuton për antarësimin e Rumanisë dhe të Bullagrisë. Politika e SHBA në Irak dhe planet për tërheqjen e trupave të SHBA nga Gjermania.

Parlamenti i BE-së në Strazburg, ceremonia e zgjerimit më 3 maj 2004

Parlamenti i BE-së në Strazburg, ceremonia e zgjerimit më 3 maj 2004

Gazeta "Franfkurter Allgemeine Zeitung" lidhur me politikën e SHBA në Irak komenton: "Se sa e paqartë është gjendja në Irak e kanë treguar ditët e fundit: ndërsa oficerët madhorë amerikanë nisur nga suksesi i dukshëm në luftën kundër terriorizmit duan ta reduktojnë angazhimin ushtarak, pikërisht presidenti i sapozgjedhur i Irakut Talabani dhe të tjerë antarë të qeverisë irakiane deklarojnë, se janë të interesuar për qëndrimin e amerikanëve "të paktën" deri në vitin 2007. Ministri amerikan i mbrojtjes Ramsfelld gjatë vizitës së papritur në Bagdat kritikoi përpjekjet e çala për demokratizimin. Kryeministri Xhafari e pranoi këtë kritikë duk i lejuar vetes të tërheqë vëmendjen për rrethanat e pazakonta në vendin e tij. Kjo i shkon përshtat një njeriu si Ramsfelldi, që duket se nuk tregoi aspak mirëkuptim për historinë e Irakut dhe konfliktet etniko-fetare në këtë vend. Tek nisi lufta ishin të shumtë ata që parashikonin rënien e shpejtë të këtij shteti. Demokracia dhe pluralizmi janë atje një eksperiment pa asnjë shembull në të kaluarën e vet. Në Lindje e mira kërkon shumë më tepër kohë se në çdo vend tjetër", analizon "Frankfurter Allgeimeine Zeitung".

Ndërsa "Rhein Neckar Zeitung" analizon planet për tërheqjen e trupave të SHBA nga Gjermania: "Kur Amerika bënte luftë në Vjetnam, nërpër muret e qyteteve gjermane në Heidelberg, Frankfurt apo Berlin shkruhej parrulla me thirrjen: Ami go home! Por asokohe Gjermania ishte ende një shtet në frontin e luftës së ftohtë. Sot s´ka mbetur më asgjë prej saj. Ndërsa prania e SHBA ka mbijetuar me këtë në Gjermani. Si dëshmi për marrëdhëniet e veçanta kjo prezencë ka fituar pikë nga politika antiamerikane e Berlinit, por nga ana tjetër ka humbur vlerën simbolike me spostimin e akesit të Shrëderit drejt Moskës. Ose thënë me fjalë të tjera: Amis goes home - ata po largohen nga Gjermania, sepse SHBA me orientimin e ri gjostrategjik ndaj rajoneve të konflikteve në Lindjen e Mesme dhe të Largët, në Azi dhe në Kaukaz nuk mund ta përballojnë më këtë luks. Planet për tërheqjen e trupave dhe transferimin e tyre sado të besueshme që janë, sjellin me vete notën e hidhur të ftohjes", komenton "Rhein Neckar Zeitung".


Diksutimi për zgjerimin e BE-së është një temë tjetër që komentojnë gazetat e sotme në Gjermani. Në të përditshmen "Ostsee Zeitung" që del në Rostok lexojmë: "Entuziazmi është në rënie. Frika nga importimi i pagave të ulëta dhe eksportimi i papunësisë është në rritje. Projekti Evropa po has në kufijtë se së pamundurës. BE-ja është duke marrë një mësim të mirë. E kështu duhet. Bukureshti akuzohet për korrupcion, mungesën e garancive ligjore dhe lirinë e kufizuar të shtypit. Parlamenti i BE-së do të forcojë më shumë se më parë kriteret. Ndaj nuk mund të përjashtohet mundësia e shtyrjes edhe me një vit të afatit të antarësimit. Ky do të ishte një sinjal paralajmërues në kohën e duhur edhe në adresë të Turqisë", vëren "Ostsse Zeitung".


Në mënyrë të ngjashme e komenton këtë temë edhe gazeta "Schwäbische Zeitung": "Deri në ç´masë mund ta përballojë BE-ja zgjerimin?. Ndërkohë ekspertët po luhaten mes entuziazmit dhe fakteve. Por do të vijë një moment kur mekanizmat e vendimmarrjes që janë në fuqi nuk do të funksionojnë më, dikur do të shembet edhe sistemi financiar i bazuar tek solidariteti. Se kur do të ndodhë kjo? Ende nuk ka ndonjë shifër konkrete për të shënuar kufirin. Askush nuk e di, se si do t´i bëjë ballë BE-ja zgjerimit aktual, se cilët do të jenë kandidatët e ardhshëm që do të aplikojnë për antarësim dhe se kur do të këputet krodoni i vlerave. Por vetëm një gjë është e qartë, që sa më shpejt të jetë e mundur unioni duhet të hartojë një model, i cili të përfaqësojë një rrugë të mesme mes politikës së detyrueshme të fqinjësisë dhe antarësimit të plotë. Kjo duhet bërë sa më shpejt, se në rast të kundërt vendet kandidate që pranojnë vetëm variantit e antarësimit të plotë, refuzimin e BE-së mund ta konsiderojnë si një akt armiqësor" tërheq vëmendjen "Schwäbische Zeitung".

  • Data 13.04.2005
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arvz
  • Data 13.04.2005
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arvz