Dimri i ashpër rrezikon jetën e 400.000 njerëzve në Kashmir | Bota | DW | 08.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dimri i ashpër rrezikon jetën e 400.000 njerëzve në Kashmir

I ftohtë i mprehtë dhe dëborë mbizotërojnë që prej dy muajsh në veri të Pakistanit, pikërisht në rajonet ku ndodhi tërmeti i tmerrshëm. Sipas OKB-së ende nuk u është ardhur në ndihmë të gjitha viktimave që shkaktoi kjo katastrofë natyrore. Sipas kordinatorit për ndihmë të OKB-së Jan Vandermortele, mbi 400.000 njerëz që jetojnë në zonat malore, kanë nevojë të menjëhershme për strehim dhe ushqime.

Kamp me të pastrehë në Pakistan

Kamp me të pastrehë në Pakistan


Helikopteri i ushtrisë gjermane ka mundim të depërtojë në luginën e ngushtë të Panjkotit. Fshati që ndodhet në pjesën pakistaneze të Kashmirit, është në mes të një shpate të thepisur mali. Tërmeti i 8 tetorit i shkatërroi të gjitha 1.200 shtëpitë që ndodheshin në këtë zonë, tregon banori Mohamed Sharif Buxhar. Ndonëse ushtria gjermane sjell rregullisht vegla për të rindërtuar shtëpitë, mungojnë materialet e ndërtimit si llamarinë dhe ushqime:

"Ne jemi shumë të shqetësuar mbi situatën tonë dhe mbi dëborën. Kemi nëvojë për shumë më tepër se ç´kemi marrë deri tani. Në këtë zonë ka rrezik për shkarje dheu nga shirat dhe dëbora. Një shkarje e vetme dheu mund ta bllokojë plotësisht rrugën e vetme që të çon në fshatin tonë."


Dëbora arrin shpesh deri në tri metra në këto zona. Në rast se edhe këtë vit do të jetë kështu, atëherë mbi 3 milionë njerëzit që jetojnë në këtë rajon do të izolohen krejtësisht nga çdo ndihmë. Sipas kordinatorit për ndihmë të OKB-së Jan Vandermortele, duhen patjetër sa më shumë helikopterë:

"Rreth 400.000 njerëz mund të arrihen vetëm nëpërmjet helikopterëve. Helikoperët janë shumë të shtrenjtë, por e vetmja mundësi që na mbetet për këtë rajon. Prandaj kemi nevojë për të holla, kemi nevojë për materiale dhe njerëz që të ndihmojmë. Në rast se nuk mund të depërtojmë dot edhe me helikopterë, atëherë banorët e këtyre zonave do të vdesin nga uria."

Vandermortele e vlerëson kontributin e NATO-s, në të cilin marrin pjesë edhe 4 helikopterë gjermanë. Por në mes të janarit, misioni i NATO-s do të përfundojë. Ndonëse bashkësia ndërkombëtare ka dhënë një kontribut të mahnitshëm, dimri që po vjen do ta vështirësojë edhe më shumë situtatën, thotë kordinatori i OKB-së:

"Qëndrojmë përpara një situate shumë të vështirë. Dimri do të jetë shumë i ashpër. Ndoshta situata do të vështirësohet edhe më shumë."


Shumica e çadrave që u shpërndanë gjatë dy muajve të kaluara, nuk janë rezistente kundrejt dimrit. Ndërkohë nevojiten materiale ndërtimi dhe vegla për të ndërtuar banesa, vazhdon Vandermortele:

"Ndërtimi i banesave është prioriteti ynë më i lartë, sepse njerëzit kanë nevojë për shtëpi të ngrohta. Ndërkohë në zonat malore kemi edhe problemin e furnizimit me ushqime. Në qytete kemi probleme me paisjet sanitare si edhe me zgjidhjen e konflikteve sociale që ndodhin brenda kampeve me të pastrehët."

Kombet e Bashkuara kanë shfaqur shqetësimin e tyre në lidhje me misionet për ndihmë që duhet të zgjasin gjatë gjithë dimrit. Ndonëse deri tani OKB-ja ka mundur të mbledhë rreth 235 milionë dollarë, kjo shumë nuk mjafton as për tri muaj. Çdo muaj nevojiten 60 deri 90 milionë dollarë, thotë kordinatori Vandermortele. Ai i bën thirrje sidomos Gjermanisë që të vërë më shumë ndihma në dispozicion:


"Ne presim që Gjermania të na mbështesë më shumë, ndonëse ky vend ka donatuar në mënyrë tepër bujare deri tani. Por sipas OKB-së, Gjermania është një ndër vendet që mund t´i mbështesë misionet tona gjatë dimrit këtu. Do të ishte turp sikur t´i ndërprisnim këto misione në mes të dimrit dhe t´i lemë njerëzit që të vdesin urie."

  • Data 08.12.2005
  • Autor Christoph Heinlze
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArN2
  • Data 08.12.2005
  • Autor Christoph Heinlze
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArN2
Reklamë