1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dick Marty në Paris: po kërkove dëshmi i gjen

16 Dhjetor 2010

Deputeti zviceran Dick Marty tha të enjten në një konferencë shtypi në Paris se shkaqe politike kanë bërë të heshtet për krimet në Kosovë. I pyetur për dëshmi, ai tha se ato mund të kërkohen.

https://p.dw.com/p/Qdlx
Ish-prokurori Dick Marty
Ish-prokurori Dick MartyFotografi: AP

Deputeti i Këshillit të Evropës, Dick Marty, i ka ritheksuar sot pohimet e tij kundër kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Me raportin e tij ai deshi të tregojë "se janë kryer krime, të cilat kanë mbetur të pandëshkuara deri sot", tha Marty në një konferencë shtypi të enjten (16.12.) në Paris. I pyetur, nëse ka dëshmi për pohimet e tij, ish- prokurori zviceran tha: "Po të kërkosh të tilla, edhe do t'i gjesh ato." Veprimet kriminale dhe shkeljet e të drejtave të njeriut kanë qenë të njohura, tha Marty. "Në biseda private, gjëra të tilla janë pranuar, por për shkaqe politike u preferua të heshtet".

Thaçi dhe ish-drejtues të tjerë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas raportit të Marty-t pas fundit të luftës së Kosovës në fund të viteve '90 kanë qenë të përfshirë në tregti me organe të të burgosurve serbë dhe në tregti me drogë.

Autor: dpa/Auron Dodi

Redaktoi: Ina Verbica