Dhuratë ndaj firmave dhe kundër të rinjve | Evropa | DW | 15.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dhuratë ndaj firmave dhe kundër të rinjve

Vazhdojnë protestat kundër reformës në sistemin e punës në Francë. Për herë të parë protestat kanë përfshirë edhe shkollat e larta dhe universitetet.

Në kolegjin francez afër Universitetit të Sorbonës, e hënë 13 mars 2006

Në kolegjin francez afër Universitetit të Sorbonës, e hënë 13 mars 2006


Protestat kundër ligjeve të reja të të drejtës së punës në Francë kanë përfshirë për herë të parë edhe shkollat. Sipas të dhënave të qeverisë të paktën 17 shkolla të larta u bllokuan të hënën (13.3.) krejtësisht dhe 28 universitete u paralizuan pjesërisht prej aksioneve të protestës. Në shumë qytete nxënës dhe studentë antikapatë bllokuan qarkullimin. Në protesta dëshirojnë të marrin pjesë të shtunën edhe sindikatat. Kryeministri de Villepin mbrojti në Asamblenë Kombëtare projektligjet e tij, koha e provës së të cilave zgjatet deri në dy vjet.

Kush është dakort për të demostruar me bllokadë? pyet një studente. Përgjigja është e qartë. Në Universitet në Brest-in francezoperëndimor një e katërta e studentëve e ka dhënë votën. Mbi 80 për qind e tyre duan të protestojnë. Në gjithë vendin nga protestat janë prekur 50 nga 84 universitetet.

Në Toulouse në jug sundon konfuzioni: "Kur kemi mësim, shkojmë. Kur salla është e bllokuar, kthehemi nështëpi. Docentët janë demoralizuar pak, kur nuk munden të japin mësim shkojnë në shtëpi", thotë një studente.

Pas rrëmujave të dhunshme të Pariser Sorbonne dëmet vlerësohen deri në një Million Euro. Për të kthyer sërish qetësinë dhe rregullin, rektorët kanë filluar të marrin anën e studentëve. Kancelari i Universitetit të Strazburgut: "Unë mendoj seriozisht, që ashtu si tre kolegë të mi t’i drejtoj një letër Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar të paktën bllokimin e ligjit të ri.“

"Shkolla është e mbyllur",- thërrasin nxënësit në Paris. Gjithnjë e më shumë ata i bashkohen studentëve. Argumentimet e tyre i shpjegon kjo vajzë: "Ne e kuptojmë shumë mirë çfarë do të thotë kjo kontratë pune nën moshën 26 vjeçare. Ajo është një dhuratë për firmat dhe sulm ndaj të rinjve. Për ne është si një shuplakë"

Megjithatë ka edhe prej atyre që e përkrahin kontratën e re, sipa motos më mirë pak se sa hiç. "Unë jam i ri dhe i majtë e megjithatë jam për kontratën e re. Ata që janë kundër luajnë me argumenta të gabuara,"thotë një i ri.

Të rinjtë dolën në rrugë në gjithë vendin ditën e martë (14.3.) dhe bllokuan udhëkryqet me stolat e grevës. Për ditët e enjte dhe të shtunë (18.3.) janë planifikuar ditë të tjera aksioni. Deri tani ata që preken direkt prej ligjit të ri, pra të rinjtë e papunë që përbëjnë 23 për qind të të rinjve nuk kanë marrë pjesë në protesta. Shkëndijat nuk janë shuar ende në rrethinat e qytetete.

Moussa, 21 vjeçar, jeton atje dhe ka një mendim: "Edhe kontrata afatshkurtër do ishte më e mirë se kontrata e fillimit që ofrohet tani. Kjo e fundit është grackë. Me kontratën e re ne mund të pushohemi nga puna çdo ditë, gjatë të dy vjetëve. Çfarë jemi ne skllavë?"

Debat i nxehtë zhvillohet njëkohësisht në Asamblenë kombëtare. Kryetari i socialistëve në opozitë Hollande, kritikon Kryeministrin dhe kërkon tërheqjen mbrapsht të ligjit të ri. "Prej kokëfortësisë tuaj rrezikojmë të hyjmë në një konflikt të gjatë, të rëndë, që kërkush nuk e di si mund të përfundojë. Një konflikt që nuk i sjell asgjë të mirë as ekonomisë franceze, as arsimit, as rendit publik."

De Villepin embron kontratën e re të punës për fillestarët si të drejtë, të ekuilibruar dhe të nevojshme sepse i ofron të rinjve garanci të caktuara dhe sepse ndihmon në hapjen e vendeve të reja të punës. "Dua t’ju them se unë do të luftoj i vendosur kundër papunësisë tek të rinjtë, ashtu siç bën edhe ligji i ri. Dhe këtë dua ta bëj në dialog të hapur me partnerët socialë," thotë de Villepin.

Në politikën e tij de Villepin përkrahet nga Presidenti Shirak: "Unë përkrah plotësisht atë çka është duke bërë kryeministri për të punësuar të rinjtë. Për këtë kontrata e re është një element i rëndësishëm."

Megjithatë duket se përmirësimet e ligjit do të bëhen të domosdoshme. Teksti i një ligji të dalë mund të përmirësohet dhe korrigjohet, thuhet aktualisht në kampin qeveritar. Por deputetët paralajmërojnë për rrezikun e humbjes së zgjedhjeve predienciale të vitit të ardhshëm, për shkak të ligjit të ri të konkratave të punës. Kjo javë është vendimtare për kryeministrin de Villepin dhe ambiciet e tij që të zerë vendin e Shirakut.

  • Data 15.03.2006
  • Autor Stefanie Markert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBl
  • Data 15.03.2006
  • Autor Stefanie Markert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBl