Dhuna në Irak | Politika | DW | 08.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Dhuna në Irak

Trupat koreanojugore dhe japoneze terhiqen në bazat e tyre

Trupa japoneze ne Irak

Trupa japoneze ne Irak

Kryengritja në disa qytete irakiane po sjell rezultate. Njësitë nga Japonia dhe Korea e Jugut janë terhequr në kampe dhe kazerma. Ndryshe nga spanjollet dhe polaket, japonezet dhe koreanet, ndodhen aty për të ndihmuar në rindertim. Seuli dhe Tokio nuk kanë derguar trupa luftarake. Prandaj keto dy kontegjente nga Azia ndjeheshin deri tani të sigurta. Por rezistenca e shiiteve dhe e perkrahësve të Sadamit i ka trembur trupat japoneze dhe koreanojugore. Që prej ditesh së sotme 460 ushtaret koreanojugore nuk kanë leje të largohen nga baza në Nasirija. Njësia e tyre përbehet nga inxhiniere dhe mjeke. Irakianet nuk mund të marrin më ilaçe nga lazareti. Edhe trupat japoneze e kanë nderprerë punën dhe janë terhequr në kamp që nga fillimi i javës. Ata janë stacionuar në Samauhah, në jugun kryesisht shiit. Mbremë ka patur 3 shperthime pranë kampit. Qeveria japoneze është e shqetesuar. Kryeministri, Junihiro Koizumi, i cili zakonisht nuk le t´i kalojë asnjë dalje në publik, ia la këtë detyre zëdhënësit Takeo Fukuda. Ai tha se nuk është i sigurtë në se shperthimet u drejtoheshin trupave japoneze. Ai tha se do ta shqyrtojnë situatën.
Shperthimet sherbenin për të trembur japonezet. Terroriste duan të krijojnë panik, citoi agjensia japoneze Kyodo kryeminsitrin Koizumi. Siguria e ushtareve ka prioritet absolut, beri të ditur ministria e mbrojtjes në Tokio. Në shkretetirë në afersi të Samauhah janë stacionuar 530 japoneze gjithsej në Irak ndodhen 1100. Ata sjellin ujin e pijshem, reparojnë shkollat dhe japin ndihmë mjekesore. Opozita japoneze kritikoi përseri dergimin e trupave. Opinioni publik është i përçare në kete pikë.
Edhe në Korenë e jugut nderhyrja e trupave është e diskutueshme. Njësia e deritanishme me rreth 500 vete duhet të nderrohet nga një kontigjent prej 3 600 vetesh i cili do të stacionohet gjithashtu në Irakun e Veriut. Dje qeveria koreanojugore në Seul beri të ditur se megjithë situtën e pasigurtë ajo nuk heq dorë nga dergimi i trupave.
Po kështu është shprehur edhe kryeministri i Japonisë Koizumi. Megjithatë pas sulmit terrorist të Madridit, në Japoni është shtuar frika nga atentatet e mundshme. Në tramvajet dhe metrotë e Tokios porositet që të njoftohet menjehere për bagazhe të dyshimta.


  • Data 08.04.2004
  • Autor Martin Fritz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqvO
  • Data 08.04.2004
  • Autor Martin Fritz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqvO