1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

271211 Euro D-Mark

27 Dhjetor 2011

Para dhjetë vjetësh mori fund historia e markës gjermane si monedhë zyrtare. Ndarja prej saj ishte shumë emocionale, ndaj edhe sot ka shumë gjermanë që duke u nisur nga kriza në eurozonë, vajtojnë monedhën e vjetër.

https://p.dw.com/p/13a4x
Në kujtim të monedhës së markës gjermane, Deutsche Mark
Në kujtim të monedhës së markës gjermane, Deutsche MarkFotografi: Fotolia/christian-colista

Jemi në park në një treg të vjetër. Bie shi. "Ju mund të paguani me marka gjermane", shkruhet në një njoftim që duket irritues dhjetë vjet pas futjes së euros. Njoftimi ndodhet në një prospekt reklamash të një tregtari kalimtar mallrash.

Stenda e tij ndodhet në një shesh parkimi në një lagje të Berlinit, në Lichtenberg: dy rradhë tavolinash me pe për qepje, sutjena, bateri dhe rrathë me llastik gome. Në mes të konsumatorëve, shumica prej të cilëve pensionistë kërkohen gjëra nëpër treg. Pronari këtu quhet Willy Winzig; ai është 28 vjeç, por emrin e ka nga një komedi e viteve 70'.

"Pra unë kam filluar në 2006 me këtë firmë dhe atëherë pati gjëra që mund ti paguaje me marka. Kështu ndodhi që unë mbeta këtu dhe vazhdoj të merrrem me këtë gjë. Unë thjesht besoj se ka ende marka gjermane dhe në parim mund të fitohet mirë nga ajo".

Potenciali për biznes me marka në të vërtetë nuk është i keq. Marka gjermane, dhjetë vjet e vdekur, - por që ka fuqi blerëse. Nga varëset e modës, C&A merr deri në 150.000 marka në muaj dhe 48.000 aparate telefonike me monedha të telekomit funksionojnë duke pranuar monedhat e dikurshme gjithashtu. 13 miliardë janë ende - të harruara nëpër xhaketa ose nëpër sirtarë të dollapëve të zinjë në ndonjë qoshe, si para të vjetra.

Kursi i këmbimit: 2 marka me 1 euro

10 vjetori i futjes së euro-s si monedhë përdorimi zyrtar
10 vjetori i futjes së euro-s si monedhë përdorimi zyrtarFotografi: picture-alliance/dpa

"Shumë shpesh monedhat vijnë me ndryshk dhe ndonjëherë kartëmonedhat që vijnë janë aq të reja sikur sapo kanë dalë nga fabrika. Kursi ynë i këmbimit është 2.1. Pra, dikush merr një euro për dy marka e dhjetë cent. Ne duhet ti kontrollojmë ato dhe për këtë shkojmë në bankë - kjo kushton kohë dhe ne përpiqemi që të marrim sa më shumë me kursin e lartë të këmbimit“.

Normalisht një euro është e vlefshme me 1,95 marka. Kjo ndodh në filialet e bankave, ku marka gjermane mund të ndërrohet gjithmonë zyrtarisht. Një trajtim kështu plot respekt për monedhën e vjetër të vendit nuk mund të gjendet vazhdimisht në hapësirën e euros. Kështu me monedha të tilla këmbimet bëhen vetëm në pesë vende.

Pranë arkës së tregut qëndron tani një kliente me një peliçe dimri me material jo original në dorë. Ajo e ka zgjedhur atë mes shumë të tjerave nga tregu i Winzig-ut dhe mban në dorë edhe një zarf të bardhë. "Janë marka? Janë 3,60 unë i kisha llogaritur këto me 1,70 me gjithë të tjerat". Winzig shkruan pagesën në makinën e tij llogaritëse.

„Edhe 9,55 euro, ju lutem. A mund t'ju pyes se ku i keni gjetur ju këto marka gjermane?, thotë më pas Winzig.

"Në një librezë kursimesh të vajzës sime, kur unë pastrova dyshemenë. Ato nuk janë vjedhur“, përgjigjet pensionistja.

Nostalgji për markën gjermane

Kartëmonedha në marka dhe euro
Kartëmonedha në marka dhe euroFotografi: AP

Klientja ndjehet nga blerja me markat e vjetra si në një zbritje shtesë. Paratë në marka ishin konvertuar prej kohësh nga llogaria - por një nostalgji të vogël ajo e ndjen kur i jep ato për ti shpenzuar.

"Një ndjenjë e bukur, sepse ajo ka qenë e vlefshme për mua pak më shumë. Euro ndoshta neve do t'na sjellë mjaft probleme dhe për këtë arsye marka është kështu edhe pak më e "dashur". Nga ana tjetër unë jam e gëzuar që e shoh ende në përdorim“.

Ajo i palos së bashku paratë. Vlera emocionale e monedhës së vjetër është e qëndrueshme si në kursin e këmbimit zyrtar në Bankën federale. Por për të gjithë skeptikët e euros së sotme, pensionistja nuk beson megjithatë që marka gjermane dikur do të kthehet përsëri.

Autor: Heiner Klesel/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica