Deutsche Welle: Peter Limbourg rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm | Gjermania | DW | 28.09.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Deutsche Welle: Peter Limbourg rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm

Peter Limbourg u zgjodh pa votë kundër, për gjashtë vjet të tjera në post.

Këshilli i Transmetimeve të Deutsche Welle-s, në mbledhjen e tij në 28 shtator 2018 në Berlin e zgjodhi Drejtorin e Përgjithshëm Peter Limbourg në raundin e parë, pa votë kundër, për gjashtë vjet të tjera në post. Limbourgu është që prej 1 tetorit 2013 në krye të kompanisë mediatike gjermane për botën e jashtme.

Prelati Dr. Karl Jüsten, kryetar i Këshillit të Transmetimeve të DW: "Peter Limbourg ka realizuar në mandatin e tij të parë si Drejtor i Përgjithshëm ndryshime vendimtare dhe risi të nevojitura me urgjencë, të cilat qenë të domosdoshme për sigurimin e së ardhmes së DW përballë konkurrencës ndërkombëtare.

Pozicioni i kompanisë mediatike gjermane për botën e jashtme është sot kaq i mirë sa kurrë më parë dhe rëndësia e saj gazetareske është shtuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Këshilli i Transmetimeve është i gëzuar që do ta shoqërojë Peter Limbourgun edhe më tej në punën e tij të suksesshme."

Limbourgu e falenderoi Këshillin e Transmetimeve "për besimin e madh, që shprehet me votën". Kjo është një "bazë e shkëlqyer, për ta çuar DW vitet e ardhshme edhe më përpara në aspektin ndërkombëtar", tha Limbourg. Njëkohësisht Drejtori i Përgjithshëm falenderoi drejtuesit dhe punonjëset dhe punonjësit e DW për bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm në mandatin e tij të parë.