1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

311207 interview bettermann dw

Marco Vollmar 1 Janar 2008

Avantazh krahasues konkurrence i Deutsche Welle-s në krahasim me mediat e tjera është shumëgjuhësia. Për rreth dy të tretat e njerëzimit Deutsche Welle është një farë zëri lirie.

https://p.dw.com/p/CilY
Intendanti i DW-së, Erik BettermannFotografi: picture-alliance/ dpa

Lajme, informacione dhe analiza nga qendra e Evropës janë të disponueshme nëpërmjet televizorit, radios, internetit dhe celularit. Si pozicionohet radioja e jashtme gjermane në konkurrencën ndërkombëtare?

40 Jahre DW Persisch Deutsche Welle
Selia e Deutsche WellesFotografi: DW

'Besoj se për sa i takon orientimit - dhe këtu procesi nuk është mbyllur ende - ne jemi përgatitur shumë mirë për këtë situatë konkurrence në sektorin e mediës ndërkombëtare. Këtë punë duhet dhe do ta vazhdojmë në këtë vit të ri. Kjo është njëra pikë. Por gjithnjë bëhet fjalë edhe për para dhe për çështjen se si e financojmë këtë. Për të parën herë që prej thuajse dhjetë vjetësh parlamenti gjerman dha në pikëpamjen financiare jo vetëm një garanci ekzistence për vitin 2008, por i shtoi shumës edhe 4 milionë të tjera. Kjo nuk i zgjidh të gjitha problemet tona, dhe mund t'u them dëgjueseve dhe dëgjuesve se kjo nuk do të mjaftojë për të ofruar atë shërbim që ata dëshirojnë të kenë, por të gjithë përballemi me një zhvendosje paradigmatike.' - sqaron intendanti i Deutsche Welles, Erik Bettermann

Shumëgjuhësia - Avantazhi konkurrues i Deutsche Welle-s

"Një avantazh krahasues konkurrence i Deutsche Welle-s është së pari shumëgjuhësia, d.m.th. ne duam ta përcjellim këtë vend industrial dhe gjithë rëndësinë e tij, anët e tij të forta, por edhe ato të dobta tek njerëzit që interesohen për Gjermaninë; e jo vetëm tek ata, por edhe tek njerëzit që nuk kanë ende interes aq të madh për Gjermaninë. Së dyti, besoj se nuk duhet harruar që dy të tretat e njerëzimit jetojnë në tregje mediatike jo të liberalizuara dhe në këtë mënyrë Deutsche Welle është përmes rrugëve të ndryshme të transmetimit edhe njëfarë zëri lirie.'

'Shpresoj që dëgjueset dhe dëgjuesit tanë do të na qëndrojnë besnikë edhe në vitin 2008. Gjithë të mirat për vitin e ri.'