Deutsche Welle hap kanalin YouTube në turqisht | Gjermania | DW | 29.04.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Deutsche Welle hap kanalin YouTube në turqisht

Deutsche Welle e tre partnerë mediatikë ndërkombëtarë, BBC, Voice of America, France 24 bashkëpunojnë për herë të parë me hapjen e një kanali turk në YouTube. Synimi është forcimi i lirisë së fjalës dhe medias në Turqi.

PK Start des türkischsprchigen YouTube Kanals +90 (DW/Huseyin Aldemir)

Inagurohet kanali YouTube në turqisht: përfaqësuesi i France24, Gallagher Fenwick (majtas),në radhë intendanti i DW, Peter Limbourg, Jamie Angus, BBC dhe Eric Phillips nga VOA

Kanali në YouTube do të jetë një „ofertë e re informative gazetareske", me të cilin synohet të arrihen përdoruesit jo vetëm në Turqi, por edhe turqit jashtë vendit të tyre – kjo është ideja e Deutsche Welles dhe partnerëve të tjerë transmentues ndërkombëtarë, BBC dhe televizionit francez, France24 dhe partnerit tjetër „Voice of America" që do të vendosin online video me përmbajtje të ndryshme – reportazhe, raportime të thelluara dhe intervista që mbulojnë një spektër të gjerë të temave sociale e politike, bënë të ditur partnerët.

Informim i besueshëm, formim i pavarur i opinionit

"Me këtë kanal në YouTube ne duam t'u ofrojmë përdoruesve informacione të besueshme, që të mbështesim krijimin e pavarur të opinionit", tha intendanti i Deutsche Welles, Peter Limbourg. „Ky është një bashkëpunim unikal i transmentuesve ndërkombëtarë me qëllim ofrimin e informacionit për publikun turqishtfolës, të interesuar për politikën ndërkombëtare, ekonominë, shkencën dhe kulturën.

Bashkë me të dërguar nga tre partnerët e tjrë, Limbourg aktivizoi online kanalin YouTube gjatë një konference shtypi në Stamboll. Që në startim janë prezente një numër i madh videosh, si psh reportazhe për krizën e ndërtimit në Turqi apo tema e martesave të vajzave të mitura.

ARD-Arbeitssitzung in der DW Bonn (DW/P. Böll)

Peter Limbourg: Bashkëpunim unikal

Katër transmentuesit ndërkombëtare publikë do të ofrojnë në mënyrë të barabartë video në këtë kanal, që janë të shikueshme në çdo kohë për përdoruesit. „Katër mediat do të ofrojnë një ofertë të zgjeruar, që ka synim edhe forcimin e lirisë së shprehjes dhe medias", thotë intendanti i DW, Peter Limbourg. Deutsche Welle do të jetë përgjegjësja e këtij projekti. Gazetarët Erkan Arikan dhe Isil Nergiz janë përgjegjës për ngritjen e kanalit. Drejtuesi i redaksisë turke thotë se „ne ofrojmë tema, që debatohen në shoqërinë turke. Kanali i ri nuk ka pretendimin të reflektojë debatin e përditshëm aktual në Turqi, si një televizion lajmesh. Ne shkojmë në thellësi për tema të caktuara, me formate rrëfimi tregojmë aspekte të tjera."

Erkan Arikan (DW/B. Scheid)

Drejtuesi i redaksisë Erkan Arikan përgjegjës për projektin YouTube

Një dritare nga Europa

Ky projekt është pjesë e objektivave të Deutsche Welles për vitet 2018-2021. Aty thuhet: „Kundrejt të gjitha shpresave, qeveria turke nuk le asnjë dyshim më për stilin autoritar." DW synon të përfaqësojë vlerat europiane në çështje shoqërore-politike, kjo edhe për shkak të vështirësimit të punës gazetareske në Turqi. Në planifikimin medial të Deutsche Welles për një periudhë katërvjeçare thuhet, se „për të hapur një dritare drejt Europës, Deutsche Welle planifikon me patnerë të tjerë mediatikë të ofrojë një kanal të përbashkët YouTube, si edhe me gjasë një kanal televiziv linear. Në fillim të prillit, intentandi Peter Limbourg e prezantoi kanalin turk në YouTube në Bundestag. Deputetët e të gjitha grupeve parlamentare shprehën mbështetjen për këtë projekt duke e quajtur atë një hap që duhej bërë me kohë. Ata vlerësuan veçanërisht fokusin tematik që ofron një vlerë të shtuar për përdoruesit online në Turqi.

Limbourg theksoi, se DW dhe partnerët i japin rëndësi baraspeshimit të përmbajtjeve gazetareske. Ai tha se e kemi informuar qeverinë turke për planet dhe i kemi inkurajuar të jenë të ftuar për intervista. Kështu programi reflekton të gjithë spektrin e opinionit publik. Kjo është hera e parë që disa transmentues perëndimorë bashkëpunojnë në një projekt të përmasave të tilla.