1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel Bundeskanzlerin

28 Tetor 2009

Angela Merkel u rizgjodh si kancelare në krye të koalicionit të përbërë nga kristiandemokratët/kristiansocialët dhe libëralët. Por raportet aktuale nuk lënë hapësirë për "shumë gjëra të reja".

https://p.dw.com/p/KHd6

Angela Merkel është sërish kancelare. Ajo ka një ministër të ri të Jashtëm, por kjo nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të madh. Në politikën e jashtme kancelarja jep drejtimin si askund tjëtër. Këtë e ka ndjerë edhe ministri i deritanishëm Steinmeier, i cili do të kishte dëshiruar një politikë më kuptimplotë ndaj udhëheqjes në Pekin dhe në Moskë. Pastaj kur Marrëveshja e Lisbonës të hyjë në fuqi, politika e jashtme do të bëhet më shumë se kurrë ndonjëherë tjetër nga BE-ja.

Tani në koalicion me unionin e Angela Merkel-it janë liberalët, të cilët siç dihet është për shkurtime të ndihmave sociale. Por shkurtimet më të mëdha sociale në historinë gjermane të pasluftës i ka ndërmarrë kancelari socialdemokrat Gerhard Schröder. Nën drejtimin e tij dolën nga kontrolli edhe tregjet financiare, u ulën taksat për sipërmarrjet dhe rrogat e larta.

Gerhard Schrëder veproi nën presionin e globalizimit, të paqëndrueshmërisë së kapitalit dhe vendeve të punës. Dhe ai ia arriti që të ulte papunësinë, e cila kërcënonte të bllokonte sistemin politik. Duke e paguar këtë me shkurtime sociale për shumë njerëz dhe me humbjen e pushtetit të tij.

Politika e Merkel-it nën hijen e ekonomisë botërore

Edhe politika e Angela Merkel-it në periudhën e dytë legjislative do të jetë më shumë se në të parën nën ndikimin e ekonomisë dhe të politikës botërore. Së pari për të kapëryer krizën financiare dhe pasojat e saj, ajo duhet të marrë parasysh një deficit gjigant shtetëror. Ajo duhet ta mbajë të kufizuar rritjen e papunësisë, me qëllim që në fund të mos ndodhet aty, ku pat filluar Gerhard Schröder, vetëm se kësaj rradhe më një shtet të pazotin për të vepruar financiarisht. Dhe duhet t'i përgjigjet presionit të SHBA-së, për të forcuar kërkesën në tregun e brendshëm, me qëllim që të mos krijohet një krizë edhe më e madhe nga disbalanca e rrymave të tregtisë globale.

Përcaktimi i kursit i vështirë

E gjitha kjo bie në programin e punës së Merkel-it, në marrëveshjen e koalicionit. Merkeli i është përgjigjur thirrjes së liberalëve dhe të Unionit Kristiansocial bavarez për uljen e taksave, sepse këtë mund ta shesë jashtë vendit si forcim të kërkesës së brendshme. Ajo vetë ka thënë, se është e rrezikshme strategjia, që përmes uljes së taksave të arrihet rritja ekonomike dhe si rezultat edhe përftime të reja nga taksat. Por ajo nuk sheh mundësi tjetër. Ashtu si Schröder-i në kohën e tij nuk ka parë alternativë tjetër përveçse reformave të tij sociale.

Angela Merkel do të drejtojë një herë për një herë duke u nisur nga momenti, ajo nuk mund ta përcaktojë saktë kursin e politikës. Se si do t'i përballojë borxhet gjigante të shtetit, kjo nuk dihet. Nuk dihet edhe se si do të ulë papunësinë e lartë të personave me kualifikim të ulët, një parakusht për t'i mbajtur nën kontroll financat e shtetit. Shumë gjëra janë të hapura. Të shohim.

Autor: Peter Stützle

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora