1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Israel Palästina

Sebastian Engelbrecht3 Janar 2008

Ndërkohë që bisedimet mes Izraelit dhe palestinezëve për paqe po vazhdojnë një e përditshme izraelite botoi pikat që i ka vënë vetes qëllim qeveria e Olmertit.

https://p.dw.com/p/Ck1W
Simbole po, por sovranitet i kufizuarFotografi: AP
Një javë përpara vizitës së presidentit amerikan Bush në Lindjen e Mesme qeveria izraelite po përpilon në detaje vizionin e saj në lidhje me shtetin palestinez. Kryeministri Ehud Olmert dëshiron që të fitojë mbështetjen e qeverisë amerikane për një zgjidhje e cila nuk do ta kërcënonte sigurinë e Izraelit. Por koncepti i Izraelit mund të bëhet realitet vetëm në kurriz të palestinezëve. Sipas përfytyrimeve të qeverisë së Olmertit Palestina duhet të jetë një shtet me sovranitet të kufizuar. Deri tani qeveria izraelite nuk i ka paraqitur ende zyrtarisht përfytyrimet e saj në lidhje me të ardhmen e Izraelit për krah një shteti palestinez. Kryeministri Olmert po diskuton këto ditë me bashkëpunëtorët e tij më të afërt: ministrin e mbrojtjes Ehud Barak dhe MPJ Zipi Livni në lidhje me detajet. Ndërkohë e përditshmja izraelite Ha'aretz botoi pikat kryesore të qëndrimit të Izraelit duke iu referuar burimeve të paidentifikuara me emër.
Sipas njoftimeve të gazetës Ha'aretz Palestina duhet të jetë një shtet pa armë. Izraeli dëshiron që të vazhdojë të ketë të drejtën ndaj hapsirës ajrore të territorit palestinez dhe të gjitha pikat kufitare duhet të kontrrollohen prej ushtrisë izraelite. Simbolet e sovranitetit të palestinezëve në pikat e kontrrollit mund të vazhdojnë të jenë të pranishme, por Izraeli duhet të jetë i informuar se kush hyn e kush del. Përveç kësaj qeveria izraelite kërkon edhe stacionimin e një trupe ndërkombëtare në Jordanin Perëndimor dhe në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit. Izraeli synon të jetë ushtarakisht i pranishëm edhe në kufirin e ardhshëm lindor të shtetit palestinez, pra në luginën e lumit Jordan.
Në raste të jashtëzakonshme nevoje ushtria izraelite duhet të ketë të drejtë të marshojë sërish në Bregun Perëndimor të lumit Jordan për t'iu kundërvënë ndonjë këcënimi të mundshëm prek lindjes.
Këto njoftime të gazetës Ha'aretz në lidhje me idetë e Izraelit për zgjidhjen me dy shtete janë natyrisht të papranushme për palestinezët. Por me sa duket palët mund të bien dakord në lidhje me trupën ndërkombëtare.
Dhe ndërsa politikanët palestinezë dhe izraelitë janë duke bërë përgatitjet për vizitën e presidentit amerikan, në Rripin e Gazës u regjistruan sërish luftime mes trupave të Hamasit dhe ushtrisë izraelite. Aviacioni izraelit bombardoi pozicionet e Hamasit dhe trupat e këmbësorisë njoftohet se kanë vrarë të paktën pesë palestinezë. Nga rajoni njoftohet edhe për shkëmbime zjarri dhe përdorim predhash.