Deputeti gjerman Shtiner kerkon qe Gjukanoviçi t’i permbahet planit me Serbine – | Gjermania | DW | 03.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Deputeti gjerman Shtiner kerkon qe Gjukanoviçi t’i permbahet planit me Serbine –

Reagime nga Berlini, ndaj situates ne Uniionin Serbi – Mali i ZI. Nga Anila Shuka, Berlin

Rrefuzimi i Malit të Zi për rizgjedhjen e një parlamneti të përbashkët me Serbinë, është kritikuar sot nga deputeti liberal gjerman Rainer Shtiner. Në një deklaratë të publikuar në Berlin, eksperti i Liberalëve për Ballkanin, ka kërkuar mes të tjerash nga Mali i Zi, që t'i përmbahet marrëveshjes me Serbinë:

"Kur Gjukanoviçi thotë se pavarësia e Malit të Zi është më e rëndësishme se anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ai lidh dy gjëra që janë krejt të shkëtputura me njëra-tjetrën. Bashkimi evropian do të jetë i detyruar ta pranojë rezultatin e një referendumi që zhvillohet në përputhje me kushtetutën. Në të kundërt, përshpejtimi i nxituar i proçeseve në kundravajtje me kushtetutën, nuk do të jetë në dobi të askujt, e as të shtetasve të Malit të Zi," thuhet në deklaraten e nxjerre te enjten ne Berlin, me rastin e ditës së fundit të parlamentit të përbashkët të Unionit Serbi-Mali i ZI.

Por studjues gjermanë janë të mendimit se aktualisht situata juridike e Unionit SM është e paqartë. Franz Lothar Altman, nga instituti Shkenca dhe Poltiika, në një intervistë për Dojçe Velen është shprehur.

"Zhvillimet në Mal të Zi janë shumë të paqarta aktualisht. Nga njëra anë, më parë duhet të jepte dorëheqjen presidenti, sepse përndryshe nuk do të ketë kush ta çfuqizojë. Nga ana tjetër, Gjukanoviçi po kërkon bashkëekzistencën e dy shteteve të pavarura, sepse nuk ka interes të bëjë një referendum, i cili ndoshta në rastin më të mirë do të dalë me një rezultat shumë të ngushtë pro tij. Kjo do t'i sillte Malit të Zi probleme të mëdha sa i përket legjitimitetit si brenda ashtu edhe jashte vendit."

Atlman është megjithatë i mendimit, se zhvillimet në Mal të Zi veçse mund ta përshpejtojnë zgjidhjen e statusit të Kosovës. Situata në Evropën Juglindore do të jetë javen e ardhshme në rendin e ditës së nje seance plenare të Bundestagut gjerman. Opozita kristiandemokrate/kristiansociale dhe liberale është duke kembengulur per nje angazhim me te madhe te Bashkimit Evropian ne rajon.

  • Data 03.03.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4Q
  • Data 03.03.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4Q