1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deputetët gjermanë dhe të ardhurat shtesë

Pandeli Pani29 Korrik 2014

Deputetët gjermanë marrin një rrogë mujore bruto prej 8667 euro. Por shumë syresh kanë dhe të ardhura shtesë nga veprimtari të ndryshme. Dhe jo gjithmonë dihet se cili është burimi se nga vijnë paratë.

https://p.dw.com/p/1Ckxf
Fotografi: picture-alliance/dpa

Deputetët e parlamentit gjerman kanë fituar që nga tetori i vitit të kaluar krahas rrogës edhe të ardhura shtesë nga veprimtari të ndryshme prej të paktën 6.6 milionë euro. Në këtë përfundim arrin një hulumtim i OJQ-së "Abgeordnetenwatch". Të paktën 2.1 euro nga kjo shumë rrjedhin nga burime anonime, njofton kjo organizatë. Deputetë të ndryshëm kanë marrë sipas të dhënave në 197 raste, pagesa bruto prej individësh ose biznesesh të panjohur, të cilat në disa raste shkojnë në më shumë se 250 000 euro. Sipas rregullave aktuale të Bundestagut gjerman deputetët që punojnë në profesione të pavarura, p.sh. si fermerë apo avokatë, nuk janë të detruar t'i bëjnë të njohur klientët apo burimin e të ardhurave të tyre.

Portë e hapur për lobiistët

"Fshehja e burimit të parave është një portë e hapur për lobiistët," kritikoi drejtori ekzekutiv i "Abgeordnetenwatch" Gregor Hackmack. "Në një demokraci qytetarët duhet ta dinë se prej kujt marrin para përfaqësuesit e tyre." Drejtuesi i grupit parlamentar të unioni CDU/CSU, Michael Grosse-Brëmer tha se deputetët e ushtrojnë mandatin e tyre gjithmonë vetëm për një farë kohe. "Sidomos për të vetëpunësuarit dhe ata që punojnë si freelance është për këtë arsye e rëndësishme që të mos humbasin lidhjen me profesionin. Së fundi, kjo gjithashtu siguron pavarësinë e parlamentarëve."

Sipas hulumtimit pagesa prej burimesh të tjera kanë marrë në nëntë muajt e parë të kësaj legjislature150 prej 631 anëtarëve të parlamentit, pra pothuajse një ndër katër prej tyre. Ndërkohë që 13 prej tyre kanë marrë të ardhura shtesë prej 100.000 euro ose më shumë. Në krye të listës është deputeti i CSU-së Peter Gauweiler me të paktën 967.500 euro.

Politischer Aschermittwoch CSU Gauweiler
Fotografi: picture-alliance/dpa

Të Gjelbrit kërkojnë transparencë të plotë

Pas botimit të dhënave të Gjelbrit bënë përsëri thirrje për një deklarim të plotë të të gjitha të ardhurave të deputetëve nga veprimtari të dyta. Drejtuesja e grupit parlamentar të të Gjelbërve në Bundestag, Britta Hasselmann tha për gazetën "Rheinische Post" "Deklarimi i plotë i të ardhura të tilla do të krijojë transparencë maksimale." Edhe avokatët duhet ta publikojë shumën e përgjithshme të të ardhurave shtesë nga veprimtari të tilla por jo emrat e klientëve, tha Hasselmann.

Edhe studiuesi i partive Hans Herbert von Arnim kërkoi «transparencë të plotë». Ai tha për gazetën «Nordwest-Zeitung» se në rast se mandati si deputet shndërrohet në një gjë anësore, gjendja bëhet problematike. Në rast se dikush fiton qindra-mijëra euro shtesë atëhere puna në parlament kalon ndoshta në plan të dytë. Megjithatë sipas tij ka argumente të forta që punët e dyta apo part-time të mos ndalohen në mënyrë të përgjithshme.