1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

210310 Thailand Lage

22 Mars 2010

Pas një aksioni proteste kryesisht paqësor të këmishëkuqve të shtunën në mbrëmje në Bangkok pati dy shpërthime. Qeveria kërkoi rikthimin në fuqi të ligjit për sigurinë e brendshme, i cili i jep ushtrisë fuqi të posaçme.

https://p.dw.com/p/MZPk
Portesta në BangkokFotografi: AP

Pas një aksioni proteste kryesisht paqësor të këmishëkuqve, të shtunën në mbrëmje në Bangkok pati dy shpërthime. Sipas të dhënave të policisë, ndaj godinës së ministrisë së brendshme dhe të autoritetit antikorrupsion u hodhën granata. Dy vetë u plagosën. Qeveria tajlandeze kërkoi rikthimin në fuqi të ligjit për sigurinë e brendshme, i cili i jep ushtrisë fuqi të posaçme.

Kryeministri Abhisit Vejajiva u ofroi bisedime kundërshtarëve të qeverisë.

Ai është i gatshëm të flasë për të gjitha kërkesat, tha Abhisiti të shtunën në mbrëmje në televizion, me përjashtim të temës së ish-kryeministrit Thaksin Shinavatra. Por zgjedhjet e reja duhet të përgatiten me shumë qetësi dhe me kushte të pranueshme, tha Abhisiti:

Thailand Demonstration der Thaksin Anhänger in Bangkok
Demonstratë e përkrahësve të Taksinit në BangkokFotografi: AP

"Unë asnjëherë nuk i kam hedhur poshtë të gjitha kërkesat e këmishëkuqve. Unë mund të them se nëse doni me të vërtetë një shpërndarje të parlamentit, në një mënyrë të tillë që ta çojë vendin përpara, atëherë unë jam i gatshëm të flasim.

Mbështetësit e Thaksinit kërkojnë zgjedhje të reja

Mbështetësit e të ashtuquajturit Front i Bashkuar për Demokracinë dhe kundër diktaturës, UDD, siç e quan veten Lëvizja, janë në pjesën më të madhe mbështetës të Thaksinit. Ata kërkojnë shpërndarjen e parlamentit dhe zgjedhje të reja. Shumica e demonstruesve duan që Thaksini të kthehet si kryeministër. Atë e rrëzuan në shtator 2006, në një puç ushtarak. Pas kësaj ai u dënua me dy vjet arrest, për shkak të shpërdorimit të postit. Muajin e kaluar Gjykata e Lartë konfiskoi një pjesë të pasurisë së Thaksinit, rreth 1 miliardë Euro, të cilën besohet se burri më i pasur i Tajlandës e ka fituar dikur në mënyrë të padrejtë.

Këshishëkuqtë bënë të ditur se do të demonstrojnë për aq kohë, sa të plotësohen kërkesat e tyre. Të shtunën ata i bllokuan në pjesën më të madhe rrugët e Bangkokut duke dalë në rrugë me dhjetëra mijëra automjete dhe motoçikleta.

"Dje patëm një aksion të suksesshëm proteste. Ai konfirmoi se ne demonstrojmë në mënyrë paqësore. Të gjithë në Bangkok e dinë tani se ne nuk shkaktojmë shqetësime.""

Thailand Demonstration der Thaksin Anhänger in Bangkok Flash-Galerie
Protestat kundër qeverisëFotografi: AP

"Ne ishim kaq shumë dje dhe morëm kaq shumë mbështetje nga publiku në Bangkok. Pse nuk e shpërndajnë ata pa e zgjatur parlamentin? Pse është kaq kokëfortë kryeministri?"

Thaksini vazhdon të ketë mbështetje të madhe para së gjithash tek popullata e varfër në veri dhe në verilindje të vendit. Po të zhvillohen zgjedhje të reja, ato me siguri do t'i fitonte një parti nga kampi politik i këmishëkuqve.

Autor: Bernd Musch-Borowska/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica