1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Demonstrata antiamerikane në Teheran

Ulriq Pik14 Gusht 2004

Mijëra iranianë kanë protestuar këto ditë kundër sulmeve të ushtarëve amerikanë ndaj milicëve shiitë në qytetin e Naxhafit. Protestat eskaluan madje para ambasadës britanike në Teheran, ku demonstruesit u përleshën me policët. Zyrtarisht Teherani i ka hedhur poshtë akuzat se në Teheran rekrutohen milice për të luftuar për udhëheqësin shiit Muktada Al Sadr

https://p.dw.com/p/ArSY
Civilë duke braktisur qytetin irakian Naxhaf
Civilë duke braktisur qytetin irakian Naxhaf


Me thirrjet si "Vdekje Amerikës" kanë filluar në Teheran protesta kundër sulmeve amerikane në Naxhaf, i cili edhe ne Iran mbahet si një qytet i shenjtë islamik. Klerikët iranianë kishin bërë thirrje për këto protesta. Në predikimin e tij Ajatollah Ahmed Jatati, drejtues i Këshillit të rëndësishëm islamik në Iran kritikoi ashpër Shtetet e bashkuara. Nuk janë irakianët ata që janë terroristë, por Shtetet e bashkuara bëri thirrje Ahmed Jatati.
Demonstruesit në Teheran akuzuan trupat amerikane se ato nuk pohuan të vërtetën kur filluan luftën në Irak.

"Para një viti kur amerikanët hynë në Irak u tha se ata donin të çlironin popullin irakian nga Sadam Huseini. Por ne e shohim tani se ata janë kundër popullit irakian. Për këtë askush nuk u beson më amerikanëve se duan të ndërtojnë demokracinë në Irak"- pohoi një demonstrues.

Situata eskaloi kur shumë demonstrues synonin të sulmonin territorin e ambsadës britanike në Teheran duke zhvilluar përleshje me forcat e policisë. Pasi Shtetet e Bashkuara qysh prej 25 vitesh nuk kanë më përfaqësi diplomatike në Iran, anglezët shihen si përfaqësuesit e amerikanëve në Teheran.
Në këtë situatë po cilësohen si të besuseshme informatat se grupe luftëtarësh, të ashtuquajturit Mahdi, grupe të ekstremistit shiit Muktada Al Sadr po përgatiten në Iran, madje rekrutohen aty në zyrat e mbështetësve të Al Sadrit. Zyrtarisht Teherani i ka hedhur poshtë akuzat se në Teheran rekrutohen milice për të luftuar për udhëheqësin shiit Muktada Al Sadr. Gazeta "Hamshari" ndërkohë ka cituar një punonjës të këtyre zyrave i cili bëri të ditur se numri i kandidatëve për operacione në qytetet e shenjta ka arritur shifrën e 15.000 vetëve.