Deklarata e kancelarit për heqjen e embargos së armëve kunder Kinës, deponimi i pritur i ministrit të jashtëm Fisher në aferën e vizave. | Studimi në Gjermani | DW | 31.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Deklarata e kancelarit për heqjen e embargos së armëve kunder Kinës, deponimi i pritur i ministrit të jashtëm Fisher në aferën e vizave.

Gazeta "Sttutgarter Zeitung" shkruan për diskutimin për heqjen e embargos së armëve ndaj Kinës.

"Përse Schrëder mbështetet te karta plot rreziqe e Pekinit? A beson se kështu mund të fitojë pikë në politikën e brendshme, duke dalë përseri kundër Bushit? Kundërshtimi luftës në Irak gjeti popullaritet dhe ishte asi në fushatën zgjedhore. A do të kenë të njëjtën vlerë dhe tregita me armë, ledhatimi i Kinës? Sepse atje të josh një treg i ardhshëm miliardësh? Aty gjermanët shihen të konfrontuar me çështje të tjera dhe shumë aktuale të globalizimit."

Komenti i gazetës "Freie Presse" Chemnitzit lidhur por me çështjen e embargos së armëve ndaj Kinës.

"Sepse shkaqet, që flasin për heqjen e embargos evropiane të armëve që ekziston që prej 1989 janë për fat të keq të pakta. Sigurisht që Kina është hapur, tregtia dhe ekonomia lulëzon. Por gjendja e të drejtave të njeriut eshte si dhe më parë e pakënaqshme. Edhe kërcënimet e hapura me luftë kunder Tajvanit janë shkak për shqetesim. Lobi i fuqishëm dhe me influencë i armatimit duket se nuk pengohet nga keto. Por schrëder nuk mund t´i bëjë të paqena keto fakte. Ambicja e tij që të fitojë një vend për Gjermaninë në KS të OKB-së është e njohur. Që përpiqet të arrijë për këtë arsye mirëdashjen e kinezëve nuk është turp. Por jo me këtë çmim."

Nën titullin "Urime kancelar" gazeta "Lausitzer Rundschau" në Cottbus shkruan për deklaratën e kancelarit

"Duke marrë krahë nga autoriteti i tij tek qeveria e Kinës, duke u përpjekur t´i sigurojë Gjermanië një vend të përhershem në KS dhe i impresionuar nga bumi ekonomik atje i shkaterroi serish marrëdhëniet transatlantike të ngritura me aq mundim. Urime! Shqetesimi në SHBA është i madh. Dhe evropianët përvec Frabcës votojnë kundër etjes së re të madhështisë gjermane. Një autogol i keq që Schrëder beri para këmbeve të ministritë të tij të jashtëm. Kancelari ka një borxh që kur e ka futur Kinën në gji pa kritikë. Të japë një argument bindës, se përse duhet të hiqet kjo embargo armësh e vendosur me të drejtë. Kancelari nuk e thotë dot shkakun, se ai nuk ekziston. Ekonomia gjermane do të vazhdojë të bëjë biznese të mira me Kinën. Për këtë nuk duhet të shqetesohet kancelari."

"Staubinger Tagesblatt/Landhuter Zeitung" shkruan lidhur me politikën e Schrëderit ndaj Kinës.

"Schrëder në një hap me shokun e tij Zhak shirak i prezanothet pushtetareve kineze si partner besnik dhe i besueshem, por bën më shumë dëm nga ç´dëshëron në politikën e jashtme dhe atë të brendshme. Ai provokon edhe një herë SHBA-të, aleatin më të rëndësishëm dhe besnik, megjithëse ngrica në marrëdhëniet transatlantike, sapo është kapërcyer. Dhe ai turpëron partnerin e tij në koalicion, tek i cili duhet të mbeshtetet për të qeverisur. Edhe nqs të gjelbrit prej kohësh nuk i vënë më të drejtat e njeriut si pengesën më të lartë në politikën e jashtme, qëndrimi arbitrar i Schrëderit është një vrazhdësi ndaj koalicionit si dhe ministrit të tij të jashtëm të goditur tashmë. Schrëder po vë dorë në rrënjët e koalicionit të tij" përfundon gazeta.

Gazeta "Neue Presse" e Hanoverit shkruan lidhur me deponimin që minsitri i jashtem Fisher pritet të bëjë lidhur me aferen e vizave.

"Më në fund përfunduan ecejaket për datën, kur ministri i jashtëm Joshka Fisher do të deponojë para komisionit për hetimin e vizave. Dhe sikur i gjithë eksitimi për aferen e vizave të merrte fund. do të ishte mrekulli. Që tani të njëjtat fakte prezantohen nga perspektiva gjithnjë e më të ndryshme, që nuk ka të bëjë vetëm me peshën e fajësimeve kundër Fisherit, por më shumë me shanset, që llogarit opozita për të rrezuar koalicionin qeveritar në Berlin përmes ministrit të jashtëm. Fisher duket i gatshëm, t´u përgjigjet akuzave. Shpresojmë se me më seriozitet nga ç´ka bërë deri tani."

Gazeta e Berlinit "Tagesspiegel" për këtë temë shkruan.

"Kur të dalë para komisionit Fisher duhet vetëm t´i zoterojë mirë detajet. Ai duhet të mos i zhgënjejë shpresat e partisë së tij dhe ata të socialdemokrateve, që megjithatë nuk janë identike. Fisher dhe koalicioni qeveritar kanë kapur shansin me caktimin e afatit. Por me rrezik shumë të madh, që varet i teri nga Fisher. Si do ta kalojë ai këtë provim? Në karrieren e tij në fakt nuk gjen një pikë referimi, që të bësh parashikimi në se ai ka për ta shfyrtezuar shansin, apo ka për ta djegur fatin me duart e veta. Mjeshter i defensives nuk është treguar ministri i jashtem i perkedhelur nga suksesi."

  • Data 31.03.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arw8
  • Data 31.03.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arw8