1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deklaratë e Shröderit për politikën qeverisëse

Wolter von Tiesenhausen25 Mars 2004

Kancelari Gerhard Schröder bën një bilanc paraprak të punës

https://p.dw.com/p/Ar78
Kancelari Gerhard Schröder duke dhënë deklaratën qeveritare për "Agjendën 2010"
Kancelari Gerhard Schröder duke dhënë deklaratën qeveritare për "Agjendën 2010"Fotografi: AP

Kancelari e sheh Gjermaninë në fillimin e një ringritjeje ekonomike. Sipas tij, të gjitha të dhënat e konjunkturës tregojnë për lartë. Për të parën herë që prej tre vjetësh ekonomia do të rritet. Gjendja e keqe në tregun e punës do të ndalet. Kancelari iu dëshmon gjermanëve aftësinë për të tejkaluar egoizmin, për t'iu rikthyer anëve të tyre të forta dhe për ti zgjidhur problemet që shtrohen megjithëse ato janë të lidhura me prerje të dhimbshme:

"Jam i sigurt se me të kuptuar domosdoshmërinë refuzimi do të shndërrohet në miratim. Është e vërtetë që në të kaluarën nuk janë ndërmarrë hapat e nevojshme. Askush nuk duhet të përpiqet të zhvishet nga kjo përgjegjësi. Ndaj tani reformat duhen kryer. Nuk ka më kohë për pritje, pasi gjërat do të përkeqësoheshin edhe më."

Për kristiandemokratët udhëheqësja e opozitës Angela Merkel i përkrahu në parim programin e reformave, por e kundërshtoi qeverinë sepse ka ndaluar në gjysmë të rrugës. Sipas saj, që Gjermania të përparojë opozita është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësi shtesë. Ajo i ofroi kancelarit negociata për thjeshtim rrënjësor të sistemit fiskal. Por Angela Merkel nuk e kurseu kritikën për kancelarin dhe qeverinë e tij:

"Ju keni treguar që e keni humbur lidhjen me tabanin. Për këtë arsye ju nuk i dalloni shqetësimet dhe frikën e njerëzve të këtij vendi. Dhe kush nuk i dallon ato, nuk është as në gjendje t'i marrë njerëzit me vete në rrugen e nevojshme. Ndaj zoti kanceklar zgjidhja më e mirë është që ju të jepni dorëheqjen dhe vendi të ketë zgjedhje të reja."

Kryetari i liberalëve, Guido Westerwelle, u ballafaqua me kërkesën e socialdemokratëve për të ngarkuar me detyrime fiskale ato sipërmarrje që nuk vënë në dispozicion vende kualifikimi për të rinjtë:

"Në deklaratën e tij qeveritare, në Agjendën 2010, kancelari ka folur për nevojën e ndryshimit të negociimit të drejtpërdrtejtë të pagës mes sindikatave dhe sipërmarrësve dhe e ka hedhur poshtë futjen e këtij detyrimi fiskal. Një vit më vonë ju po lajmëroni të kundërtën dhe i keni thënë lamtumirë synimit për liberalizimin e negociimit të pagës. Kjo përbën një ndryshim të plotë të politikës suaj të deritashme."