Debatohet për të drejtat e njeriut - në Gjenevë fillon takimi i 60-të i Komisionit të OKB-së për të drejtat njerëzore | Politika | DW | 15.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Debatohet për të drejtat e njeriut - në Gjenevë fillon takimi i 60-të i Komisionit të OKB-së për të drejtat njerëzore

Nga data 15 mars deri me 23 prill, Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara mblidhet në takimin e vet të 60-të të rradhës në të cilin përveç delegatëve të 53 vendeve anëtare të këtij Komisioni, marrin pjesë 3000 pjesëmarrës, në mesin e tyre vëzhgues të vendeve të ndryshme, përfaqësues të organizatave tjera të Kombeve të Bashkuara dhe delegatë të akredituar nga organizata joqeveritare.

Pallati ku ndodhet selia e Kombeve të Bashkuara në Gjeneve

Pallati ku ndodhet selia e Kombeve të Bashkuara në Gjeneve

Për gjashtë javë rresht rreth 3000 pjesëmarrës, Gjenevën qyteti i dytë për nga rëndësia pas Nju Jorkut do ta vëndosin në qendër të vëmendjes. Komisioni për të Drejtat e Njeriut i OKB-së është organi më i vjetër dhe njëkohësisht më i rëndësishmi i Organizatës botërore. Përkrah Këshillit të Sigurimit të KB, Komisioni për të Drejtat e Njeriut është instanca më politike në OKB. Në vitet e para të themelimit - mbledhja e parë u mbajt në vitin 1946, "Asambleja e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut", e cila kishte 18 anëtarë, u drejtua nga një amerikane. Gjatë viteve në vijim numri i anëtarëve është rritur. Në vitin 1990 ky numër arriti në 53 vende anëtare sa janë edhe sot. Ato zgjedhen sipas një çelësi rajonal për një mandat tre vjeçar. Afrika mban 15 mandate, Azia me Pacifikun 12, Amerika Latine 11, Evropa Lindore 5 dhe Evropa Perëndimore dhjetë mandatet e tjera. Aktualisht Gjermani është anëtare e këtij Komisioni deri në vitin 2005, Kina po kështu deri më 2005, Rusia deri në vitin 2006, SHBA deri në 2005, Arabia Saudite, Kuba dhe Zimbabvea deri në vitin 2005.

Pas mosmarrëveshjeve të ashpra politike për vendin e kryetarit të Komisionit që ndodhën vitin e kaluar, që i takonte Afrikës dhe që e kryesoi Libia, është kthyer përsëri qetësia.

Në këtë periudhë institucioni kryesohet nga australiani Majk Smit. Në krye të agjendës përmbledhëse qëndrojnë dy tema: Kontrabanda me femra dhe ruajtja e të drejtave njerëzore në kontekst të luftimit të terrorizmit. Lidhur me këto tema bashkëpunëtori i Komisionit Zhoze Diaz shprehet:

"Ne presim që Komisioni të angazhojnë një zyrtar hetues për t´iu çasur problemit të kontrabandës me femra. Ky problem prek rreth një milionë femra, të cilat joshen dhe mashtrohen në vendet e tyre për t´i detyruar më pas të ushtrojnë zejen e prostuticionit. Wshtë një problem me një shtrirje të gjerë që ka goditur shoqëritë në shumë vende. Nisur nga kjo, presim që Komisioni temën e të drejtave njerëzore dhe terrorizmit ta vendosë në shënjestër. Në qendër të vëmendjes është problematika e shkeljes së të drejtave njerëzore në një pjesë të vendeve të botës, e cila po ndodh në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Shpresojmë që edhe në këtë fushë të angazhohet një raportues, i cili do të mbikqyrë këto shkelje."

Sulmi terrorist në Madrid, për një masë do ta lërë nën hije takimin e Gjenevës, ashtu siç ndodhi vitin e kualur kur diskutimet u ndikuan nga lufta e Irakut. Këto ngjarje pikëlluese do të ushtrojnë ndikimin e tyre, që në këtë organizatë të KB, të ketë dallime midis delegacioneve përfaqësuese. SHBA-të do të bëjnë gjithëçka për të bllokuar temën e Guantanomos, ndërsa Rusia do të ushtrojë ndikimin e saj për të lënë anash edhe më tej ngjarjet në Ceçeni.

Pika e vetme ku delegatët e vendeve anëtare të Komisionit për të Drejtat e Njeriut do të mund të akordohen është ndoshta shprehja e dënimit për ndonjë shtet si është Zimbabveja. Një fillim i ri, një angazhim i besueshëm në kuptimin e mirëfilltë në prezantimin e të drejtave të njeriut, duket do të bëhet i mundur tek atëherë kur të plotësohet vendi vakant i postit të Komesarit të lartë për të Drejtat e njeriut. Në gushtin e vitit të kaluar, Komesari i lartë i Kombeve të Bashkura për të Drejtat e njeriut, Sergjio Viera di Melio, u vra në Bagadat. Pas mbarimit të takimti gjashtë javor në Gjenevë, pasuesja e Die Melos, e emruar nga Sekretari i Kombeve të Bashkura Kofi Anan do të marrë detyrën:

"Ajo është Luizë Arbur. Ajo ka qenë më herët prokurore në Tribunalin e Hagës për krime të luftës për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën. Aktualisht ajo punon si gjyqtare në Gjykatën e Lartë të Kanadasë. Detyrën e Komesarit të lartë për të Drejtat e njeriut të OKB-së, Luizë Arburë do ta marrë me siguri në korrik të këtij viti."

  • Data 15.03.2004
  • Autor Heinrich Bergstresser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvb
  • Data 15.03.2004
  • Autor Heinrich Bergstresser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvb