Debati mbi të drejtën e grumbullimeve publike, afera e vizave si edhe Irani janë temat kryesore të shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 19.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Debati mbi të drejtën e grumbullimeve publike, afera e vizave si edhe Irani janë temat kryesore të shtypit gjerman

Komentet e gazetave kryesore gjermane përqëndrohen në debatin mbi të drejtën e grumbullimeve publike, në aferën e vizave ku shigetat e kritikës drejtohen nga Fisheri, si edhe tek qëndrimi amerikano-gjerman mbi Iranin


Gazeta "Stuttgarter Zeitung" lidhur me debatin për të drejtën publike të grumbullimit pyet nëse në bundestagun gjerman do të fitojë arsyeja mbi taktikat partiake. Megjithë tonet e ashpra dhe akuzat e anasjellta në debatin mbi kufizimin e së drejtës së grumbullimit, kuptohej se të gjitha palët jashtë kufijve të fraksioneve kërkonin rrugë të bashkëpunimit. Tek ky mirëkuptim i pazakontë ndoshta ka ndikuar edhe fakti që asnjë parti deri më sot nuk e ka gjetur recetën e luftimit politik të partisë ekstremiste të djathtë NPD, pwrfundon Shtuttgarter Zeitung.

Gazeta "Die Welt" shkruan se ajo që të zemëron në këtë varavingo politike mes SPD dhe ekologjistëve, Ministrit të Brendshëm dhe opozitës, është alarmi kohor që parlamentarët pa nevojë i ka vënë vetes. Në fund të fundit 60 vjetori i fundit të Luftës dihej që më parë. Në rast se një projektligj i Unionit në vitin 2000 nuk do të bllokohej nga koaliconi i socialdemokratëve dhe ekologjistëve, atëherë qytetarët nuk do të bëheshin spektatorë të këtij bllokimi politik. Shkurt: Bundestagu gjerman duhet të mos merret më me këtë temë dhe t'i kursejë kështu vetes turpërime të tjera para Gjykatës Kushtetuese.

Gazeta "Main Post" shkruan se nuk është aspak e vërtetë se nuk mund të veprohet kundër provokatorëve neonazistë. Puna është se ligjet duhet të zbatohen në mënyrë konsekuente. Pa përmendur këtu se nga ekstremistët e djathtë nuk mund të shpëtosh vetëm sepse ndryshohen ligjet. Politika dhe shoqëria duhet të angazhohen më shumë dhe pa histerinë e konfrontimit përmbajtësor. Të djathtët ekstremistë nuk luftohen me kufizimin e të drejtave.

Në qendër të komenteve të gazetave gjermane vazhdon të qëndrojë afera e vizave, ku në qendër të kritikave është vendosur Ministri i Jashtëm gjerman Joshka Fisher.
Gazeta e Bonit "General Anzeiger" vëren se afera e vizave ka rrezik të dëmtojë rëndë Gjermaninë, në fushën e politikës së jashtme. Pikërisht kjo Gjermani, kaq e kujdesshme për sigurinë duhet tanimë të dëgjojë akuzën, se është kthyer në një portë të hapur për kriminelët dhe prostitutat. Marrëveshja e Shengenit është mjaft e ndjeshme. Shtetet e Bashkimit Evropian u menduan gjatë dhe u desh kohë derisa në vitet 90-të u mënjanuan të gjitha rezervat. Para së gjithash ato erdhën nga Gjermania. Po qe se komisioni e trajton këtë temë vërtet me seriozitet, atëherë qeveria aktuale duhet të përgatitet për kohë të vështira. Sepse nuk bëhet fjalë për të kufizuar dëmin, por për të ekuilibruar thyerjen e besimit në Evropë.

Gazeta "Frankfurter Rundschau" shkruan se Joshka Fisher në takimin e tij në Kil është shprehur se ky debat i brendshëm politik nuk duhet të dalë jashtë si debat mbi tolerancën e vendit. Aq më tepër përballë një Ukraine, në të cilën kurajoja civile sapo hapi rrugën e kulturës së transformimit demokratik. Fisher, vazhdon gazeta Frankfurter Rundschau", duhet të ketë guximin të flasë hapur dhe të pranojë të gjitha gabimet e bëra. Përndryshe me këto dalje publike, jo të llogarituta fort mirë, ai mbetet akoma i hapur ndaj sulmeve.


Gazeta "Eßlinger Zeitung" lidhur me Ministrin e Jashtëm, Fisher, shkruan: Po qe se dashi kryesor i tufës plaket, atëherë bie ora e dhenve. Për momente të tilla disa kanë pritur me vite. Megjithatë puna nuk ka shkuar kaq larg me Fisherin. Por ai ka treguar se dobësitë e para. Po qe se Ministri vazhdon të tregojë lodhje, atëherë ai do t'a ketë të vështirë. Panorama e dorëheqjeve tregon se, shpesh nuk ka qenë skandali apo një aferë arsyeja themelore për rrëzimin. Puna bëhet e rrezikshme atëherë kur të lënë në baltë njerëzit e tu.


Ndërrojmë temë: Në politikën e jashtme, vëmendja e gazetave përqëndrohet tek Irani. Gazeta e njohur "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan mbi këtë temë: Qeveria gjermane e thotë hapur, se ajo do të ishte e gatshme t'a paraqesë Iranin deri në Këshillin e Sigurimit, po qe se tratativat aktuale me Teheranin, dështojnë. Uashingtoni nga ana e tij dëshiron prej kohësh të vendosë sanksione kundër Iranit. Megjithatë nuk bëhet fjalë për një dakordim amerikano-gjerman. Në Amerikë nuk janë vetëm republikanët ata që e cilësojnë si zgjidhjen më të mirë, rrëzimin e pushtetit. Për Bushin do të ishin sanksionet hapi i parë i eskalimit, për Shrëderin hapi më i fundit. Ky qëndrim bëhet i qartë edhe në dokumentin e përbashkët mbi Iranin, formuluar nga politikanët për çështjet e jashtme të socialdemokratëve dhe Unionit gjerman. Vitin e ardhshëm kemi zgjedhje parlamentare në Gjermani.

  • Data 19.02.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arwd
  • Data 19.02.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arwd