1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Debate për drejtimin në SPD dhe CDU

Andreas Reuter (HR Berlin)
13 Shkurt 2018

Kryesia e SPD deklaroi disa herë se debati për ekipin drejtues të partisë ka marrë fund, por më kot. Me sa duket partia ka nevojë t'i vazhdojë diskutimet. Edhe te partneri potencial i qeverisë, CDU, ka paqetësi.

https://p.dw.com/p/2sYXo
Deutschland Koalitionsverhandlungen von Union und SPD
Fotografi: picture-alliance/dpa/SPD

Sekretari i Përgjithshëm i SPD, Lars Klingbeil u përpoq edhe të shtunën që të mos e zgjeronte diskutimin. Ai tha se çështjet e personelit nuk do të vendosen në plan afatshkurtër.

"Ne tani përqendrohemi te përmbajtjet dhe duan të luftojmë për atë që përmban marrëveshja e koalicionit."

Por njëkohësisht, Klingbeili për të ditur se të martën organet drejtuese të partisë së tij do të vendosin si do të ecë puna më tej, edhe në pikëpamje të personelit.

Nahles të martën kryetare e SPD?

Ndërsa gazeta "Bild am Sonntag" bëri të ditur se shefja e grupit parlamentar socialdemokrat, Andrea Nahles mund të bëhet që të martën kryetare partie, si drejtuese komisare e ngarkuar nga presidenca e partisë. SPD-së i bën mirë pak qetësi, thotë ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane për SPD-në, Michael Roth në stacionin televiziv ZDF. "Partia është pak e plagosur, ajo ka humbur sigurinë".

Ndërsa ministrja e Ambjentit në detyrë, Barbara Hendrick, po socialdemokrate, është optimiste. Ajo thotë se partia nuk është e përçarë përsa u përket përmbajtjeve.

"Fjala është për këtë konflikt parimor. Dhe për të vendosur për të, ne për fat të mirë kemi votën partiake. Unë jam shumë optimiste, që anëtarët do të hapin rrugën për në koalicionin e madh qeveritar".

Por ajo që bën të ditur Hendricks në ARD nuk u mjafton shumë vetëve. Shumë vetë, pikërisht nga krahu i majtë i SPD-së kërkojnë: fjalën e fundit ta ketë baza. Votë anëtarësie jo për marrëveshjen për koalicionin, por edhe për udhëheqjen e re partiake. Dhe këtu shfaqet ai diskutim, të cilin udhëheqja e partisë donte ta shmangte me çdo kusht.

"Unë shpresoj tani pas vendimit të Martin Schulzit (për t'u larguar jo vetëm nga drejtimi i partisë, por edhe nga kërkesa për të marrë postin e ministrit të Jashtëm -shën. red.) nuk do të kemi më debat për personelin, por se do të kalojmë në debat përmbajtësor."

Berlin - CDU-Parteizentrale,  Konrad-Adenauer-Haus
Fotografi: picture-alliance/dpa/K.-D. Gabbert

Kështu shprehet në ZDF Manuela Schwesig, anëtare e SPD-së dhe kryeministre e landit të Meklenburg-Forpomeranisë. Por debati për personelin nuk pushon. Tani është çështja edhe nëse do të mbetet Sigmar Gabrieli ministër i Jashtëm, pas heqjes dorë nga Martin Schulz-i.

Edhe CDU kërkon qartësi për ekipin drejtues

Edhe në partinë Kristjandemokrate Gjermane, CDU bëhet debat për personelin. Organizata e rinisë e CDU-së, Junge Union kërkon të mësojë më e vonta deri në fund të muajit se cilët do të jenë ministrat e CDU-së që do të jenë në qeveri. Mark Hauptmann, zëdhënës i Junge Gruppe të Deputetëve të CDU-së në Bundestag kërkon "më shumë guxim për mendje dinamike, të zgjuara dhe të reja".  

Edhe Daniel Günther, kryeministër nga landi i Shlesvig-Holshtajnit kërkoi në radion kombëtare gjermane Deutschlandfunk që të rinj të talentuar nga partia e tij CDU, të bëhen ministra. Ai tha se për të "paraqitur një fillim të ri edhe për jashtë" partisë, "kabineti ka nevojë për njerëz të rinj. Për një parti moderne popullore si partia unioniste, të paktën gjysma e pozicioneve duhet të jetë në duart e grave", tha Günther. Merkeli duhet të mendojë për atë që do ta pasojë, kërkon Christian Wagner nga Grupi Berlinez konservator i CDU-së.