Debat për bisedimet me Turqinë | Evropa | DW | 30.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Debat për bisedimet me Turqinë

Shkaktar çështja e Qipros

Ecejakja për fillimin e bisedimeve për pranim me Turqinë po shtohet brenda BE-së. Komisioni i BE-së deklaroi, se bisedimet nuk pengohen nga asgjë. Nga Franca dhe deputetët konservatorë vijnë kundershtime tri ditë para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Newport të Anglisë, i cili do të përcaktojë kornizën e bisedimeve.
Sipas komisionit të BE-së Turqia pas përgatitjeve shumëvjeçare është e gatshme të nisë bisedimet për pranim me 3 tetor. Të gjitha kushtet, të cilat janë vendosur nga kryetaret e qeverisve dhe shteteve në samitin e dhjetorit, janë plotesuar tha zëdhënësja e komisionit, Francoise Lebail. Me firmën nën protokollin për zgjerimin e unionit doganor Turqia kaperceu para disa javesh pengesen e fundit legale. Njohja formale e Qipros, pjesa veriore e të cilit mbahet e pushtuar ushtarakisht, nuk është e domosdoshme. Megjithatë natyrisht do të ishte mirë, nqs Turqia t´i ulte tensionet me Qipron, thotë Fransua Lebail:
"Eshtë e qartë, se çdo përpjekje, që Turqia ndërmerr para 3 tetorit, do të jetë shumë frytdhënëse. Por Turqia nuk është juridikisht e detyruar, të ndërmarrë më shumë, nga ç´ka bërë deri tani."
Këtë presidenti francez Zhak Shirak e sheh tani ndryshe. Të hënën ai tha, se hezitimi i Turqisë, për të njohur Qipron si shtet anëtar të BE-së, shkakton probleme. Deklarata e njëanshme e Turqisë nuk është ajo që pret nga një vend kandidat, tha Shirak para ambasadoreve. Qeveria gjermane në Berlin deklaroi menjehere, se nuk mund të dallojë ndryshim në qëndrimin francez.
Pasardhësja e mundshme e kancelarit gjerman Gerhard Schrëder, kandidatja e CDU-së per kancelare Angela Merkel, kishte kerkuar në një leter drejtuar kryetareve të qeverive konservatore dhe komisionit të BE-së, ta ndryshojnë synimin e bisedimeve: Në vend të anëtarësisë së plotë, vetëm partneritet të privilegjuar. Ky pozicion mbeshtetet edhe nga kryetari i komisionit të jashtem të parlamentit evropian, Elmar Brok, gjithashtu unioni kristian demokrat.
"Eshtë e qartë, se çeshtja e Qipros nuk mund të mbetet kështu. Nga njëra anë betohen se nënshkruajnë, nga ana tjetër bëjnë gjeste të tjera, saqë e gjitha nuk ka konsekuenca praktike. Ne duhet të shohim, se edhe çështja e aftësisë për pranim nga unioni nuk është sqaruar dhe për një kohë të gjatë nuk do të sqarohet. Për shkaqe kortezie edhe ndaj Turqisë ne duhet të gjejmë rrugë të tjera partneritet të privilegjuar, apo dicka tjeter për ta lidhur Turqinë më shumë me Evropën."
Të enjten dhe të premten ministrat e jashtem të BE do të diskutojnë për mandatin e bisedimeve me Turqinë, që duhet të aprovohet njëzëri. Sipas rretheve diplomatike në prapaskenë po luftohet për formulimet. Qiproja mund të vere veton, por edhe Austria ka hezitime. Komisarja austriake në BE Benita Ferrero-Waldner, përgjegjëse për politikën e jashtme, tha se në të ardhmen BE duhet të jetë më i kujdesshëm me pohimet për pranime. Rezultati i bisedimeve me Turqinë, që sigurisht do të zgjasin shumë, nuk është i parashikueshem.


  • Data 30.08.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDU
  • Data 30.08.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDU