Debat në Kroaci për pronat e gjermanëve të Danubit | Politika | DW | 30.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Debat në Kroaci për pronat e gjermanëve të Danubit

Presidenti kroat, Stipe Mesiç ka refuzuar deklaratën që bëri kryeministrit kroat, Sanader, se marrëveshja me Austrinë për dëmshpërblimin dhe dhënien e pronës minoritetit gjerman pranë Danubit në Austri, të quajturit shvabë, është gati dhe se do t'i jepet parlamenteve të dy vendeve për ratifikim

Zagrebi

Zagrebi

Në Kroaci është ndezur një debat i ashpër për një marrëveshje me Austrinë. Sipas kësaj marrëveshjeje disa qindra gjermanëve që jetojnë afër lumit të danubit në Austri dhe që njihen me emrin shvabë, Kroacia premton t'u kthejë atyre pronat. Presidenti kroat, Mesiç kritikoi qeverinë kroate për këtë hap. Mesiç përmes një fjalimi drejtuar vendit u shpreh hapur kundër kesaj marrëveshjeje.

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" e trajton sot ne një artikull të sajin problemin e shfaqur pas refuzimit që presidenti kroat, Stipe Mesiç i ka bërë deklaratës së kryeministrit kroat, Sanader, se marrëveshja me Austrinë për dëmshpërblimin dhe dhënien e pronës minoritetit gjerman pranë Danubit në Austri, të quajtur shvabë- është gati dhe se pritet duhet të nënshkruhet nga Austria dhe Kroacia.
Mesiç përmendi disa arsye pse kjo marrëveshje nuk duhet të nënshkruhet, arsye këto që edhe për qeverinë ishin të njohura, por ajo i ka injoruar me qëllim, siç tha Mesiç. Mesiç përmendi, se Austria gjatë Luftës së II botërore i ka qenë bashkangjitur Rajhut të III të Hitlerit dhe prej kësaj ky vend këto kohë nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Nga ana tjetër vlera e pronës së komunitetit etnik gjerman nuk mund të krahasohet me dëmet që shkaktuan pushtuesit gjermanë, thotë Mesiç.

Mesiç më tej në fjalimin drejtuar popullit u shpreh, se ai nuk mund të pretendojë, se trajtimi i minoritetit gjerman ka qenë gjithmonë i drejtë, por ai gjithmonë është bërë në akordim me vendimet e fuqive aleate fituese, në Postdam. Një nga arsyet që përmend presidenti kroat është, se masat që mori Kroacia nuk drejtoheshin kundër një grupimi etnik, por kundër atyre njerëzve, që kishin qenë kolaboratorë. Së fundi Mesiç përmend, se Jugosllavia ishte vetëm një nga vendet evropiane, që veproi në këtë mënyrë.


Shifra që duhet të paguante Kroacia në rast të nënshkrimit të kësa marrëveshjeje me Austrinë do të kapte kuotën e 120 milionë eurove. Presidenti Mesiç u shpreh se hapi që ka ndërrmarë kryeministri i vendit, Sanader, do të përbënte një precedent të rrezikshëm.

  • Data 30.11.2005
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqsF
  • Data 30.11.2005
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqsF