Debat i ri i projektit kushtetues të BE | Evropa | DW | 26.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Debat i ri i projektit kushtetues të BE

Projekti i kushtetutës së re evropiane është i gatëshëm që prej qershorit të vitit 2004. Mirëpo, pas referendumeve në Francë dhe Holandë, janë shtuar kërkesat për ndryshimin ose të paktën zgjërimin e tekstit të kushtetutës. Me këtë çështje merren sot dhe nesër në Vjenë ministrat e jashtëm të shteteve anëare të BE.

Valery Giscard d'Estaing me projektin në dorë

Valery Giscard d'Estaing me projektin në dorë


Në preambulën e kushtetutës fillimisht theksohen idealet fundamentale të Bashkimit Evropian: barazia, liria dhe ruajtja e të drejtave të njeriut, demokracia, paqja, drejtësia dhe solidariteti. Në kushtetutë nuk flitet për fenë kristiane, si bazë të përbashkët të BE, siç kanë kërkuar disa vende. Flitet vetëm për vlerat kulturore, fetare dhe humanitare të Evropës.
Kushtetuta fillon në të vërtetë me qëllimet e Bashkimit Evropian dhe të drejtat e qytetarëve të tij. Për shembull, ai i cili zhvendoset prej një vendi në vendin tjetër brenda BE, ka të drejtën e votimit në zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe zgjedhjet lokale. Ndërkohë që me një milion nënshkrime, mund të kërkohet nxjerrja e një ligji evropian.
Karta e parimeve kryesore të BE, ta rikujton deklaratën e OKB për të drejtat e njeriut, mirëpo në shumë çështje shkon edhe më thellë. Për shembull, këtu mund të gjeshë edhe normat për ndërmjetësim në gjetjen e punës dhe të drejtën për një administratë të mirë.
Megjithatë shumica e normave kushtetuese ka të bëjë me vet BE. Një nga një flitet për të gjitha lëmitë politike të BE, duke filluar që nga tregu i brendëshëm, politika monetare dhe ekonomike, politika e jashtme e deri te siguria. Më saktësisht se deri tani shpjegohet edhe mënyra e funksionimit të Parlamentit Evropian, Këshillit të Evropës, Komisionit dhe të gjitha organeve tjera të BE. Më konkretisht se deri tani kushtetuta përshkruan edhe organet e vendimmarrjes dhe dallimet mes vendimeve që merr BE dhe vendet anëtare. BE ka përparësi në çështjet e politikës monetare, tregtisë dhe konkurrencës. Mirëpo shumë gjëra edhe më tej mbeten në duart e vendeve anëtare.
Sa i përket politikës së jashtme dhe sigurisë, së shpejti pritet zgjidhja e një ministri të jashtëm të BE. Por deri tani nuk është e qartë se çfarë pozicione do të ketë ai. Këtë duhet ta vendosin presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare. Në të ardhmen duhet të ketë edhe një president të BE. Ai do të zgjidhet prej Këshillit të Evropës me mandat prej dy vite e gjysmë, dhe do të zëvendësojë Presidencën e tanishme të radhës, e cila ndryshohet çdo gjashtë muaj.
Si tek çdo organizatë tjetër, edhe kushtetuta e BE parashikon paragrafe për anëtarësim dhe largim. Në kushtetutë thuhet se Këshilli ka të drejtën që një anëtari të BE t'i marrë të drejtën e votës, në qoftë se punon kundër kushtetutës.
Në faqen e fundit ka diçka edhe për shpirtin: "Oda e gëzimit" e Ludvig Van Bethovenit, e cila është zgjedhur si himni i BE. Pastaj flamuri me yje të arta mbi sipërfaqen kaltërt dhe nëntë maji si dita zyrtare e BE. Motoja e BE është: bashkimi i shumëllojshmërive.

  • Data 26.05.2006
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAz
  • Data 26.05.2006
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAz