Dallime gjithnjë e më të mëdha sociale në Kinë | Bota | DW | 04.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dallime gjithnjë e më të mëdha sociale në Kinë

Përderisa miliona njerëz në Kinë shesin fuqinë e tyre puntore në tregun ditor, udhëtojnë për të punuar prej një vendi në vendin tjetër, ose fitojnë shumë pak në lëmi të ndryshme të industrisë, shtresa e mesme tregton në shitoret më të shtrenjëta të vendit. Humnera e dallimeve sociale mes shtresave në këtë vend, po bëhen gjithnjë e më e thellë.

Të papunët

Të papunët

Në qendrën më të re tregtare në Shangai "Jiuguang", që do të thotë "drita e përhershme", ndjehet një freski e këndëshme. Disa qindra fëmijë janë mbledhur me prindërit e tyre, nën një ombrellë jashtëzakonisht të madhe, për të shikuar një seri të dashur filmike të shkencës fantastike, me emrin "Otoman".
Pak metra më thellë në qytet mund të blehen të gjitha gjësendet dhe paisjet që tregohen në këtë film mjaft të dashur japonez. 33 vjeçarja Li Ping, më në fund i bindet kërkesave të djalit të vogël dhe nga çanta nxjerrë paratë për të paguar një lodër në formën e anijes kozmike, të cilën e kishte përzgjedhur pesëvjeçari i saj.
"Kjo lodër kushton rreth 100 Yuan. Unë jam e gatshme të paguajë shumë para për fëmijën tim. Kurrë nuk kam llogaritur sa para në muaj shpenzojmë për dhurata, por mendoj se me siguri mbërrinë shifrën prej 1000 Yuan. Fëmija jonë është numri një në familje", thotë e ëma.
Në këtë shitore aktualisht ka lirime të mëdha. Shumë shpesh parakalojnë edhe çiftet e reja. Një palë këpucë, e prodhuesve të mirë anglezë, për bebe kushton rreth 600 Yuan, që do të thotë rreth 60 euro. Për një komplet petkash për fëmijë duhet ndarë rreth 140 euro. Mirëpo shtresa e mesme e qytetarëve në Shangai i paguan këto çmime pa lëvizur qerpikun e syrit.
Vetëm disa metra larg kësaj qendre tregtare, në anën e pasme, ndjehet një nxehtësi e madhe e pikës së verës. Jin Hua e provincës Jiangxi qëndron në vapën prej 35 grad celzius. Ajo shet pemë në rrugë por me një sy shikon në drejtimin tjetër. Kur në largësi paraqitet një polic, ajo largohet dhe fshehet pas një punishte.
"Jeta me të vërtetë është shumë e rëndë. Unë gjendem gjithnjë në arrati prej policëve. Një herë më kanë kapur dhe mi kanë marrë të gjitha mallrat. Natyrisht është dashur të paguajë edhe dënimin. Në qoftë se policia nuk më kap, në ditët e tregtisë më të mirë, mund të fitojë deri në 20 Yuan, pra rreth dy euro", thotë ajo.
Nëna e dy fëmijëve ka ardhur në Shangai në shkurt të këtij viti. Dimri i ashpër i ka shkatërruar pothuajse të gjitha pemët në oborrin e tyre të vogël. Ato pak fruta që kanë mbetur ajo i transporton me krah. Në mbrëmje vonë i hipë biçikletës, me të cilën duhet të udhëtojë më shumë se një orë, deri në vendstrehimin e tanishëm ku natën kalon së bashku me burrin.
"Natyrisht që më mungon shumë shtëpia. Fëmijët e mi jetojnë tek gjyshja. Kam një vajzë 11 vjeçare dhe një djalë tetë vjeçar. Nuk i kam parë për më shumë se gjysmë viti".
Në anën tjetër të rrugës, ndërtohet një godinë e re 30 katëshe, në të cilën do të ketë vetëm zyre afariste. Qindra puntorë të ardhur nga vende të ndryshme, punojnë këtu prej mëngjesit e deri thellë në natë. Ata heshin fasadat e shëndritshme, të cilat tek të huajt krijojnë një përshtypje të gabueshme për një Kinë të re.
Qytetarët e Shangait i quajnë të punësuarit këtu "Vaidiren". Këta janë puntorë që udhëtojnë për çdo ditë dhe shpesh fajësohen për shumë gjëra, të cilat në Shangai më parë nuk kanë ekzistuar, sic janë rritja e kriminalitetit dhe numrit të lypësve në rrugë. Në këtë metropolë të Kinës lindore, momentalisht jetojnë rreth katër milionë ardhacakë. Thuhet se edhe qeveria lokale ka filluar të pranojë faktin se vetëm me përmirësimin e gjendjes së këtyre puntorëve, mund të flitet për një stabilitet të qëndrueshëm social.


  • Data 04.08.2005
  • Autor Kerstin Lohse
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOV
  • Data 04.08.2005
  • Autor Kerstin Lohse
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOV
Reklamë