1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dalai Lama tek Bushi

Anke Engelke 17 Tetor 2007

Pekini është i zemëruar. Megjithatë pas takimit Xhorxh Bush- Dalai Lama, nuk pati as fotografi dhe as deklarata.

https://p.dw.com/p/BrnK
Dalai Lama në Uashington të hënën, 15 tetor 2007. Ditën e mërkurë atij i jepet Medalja e Artë nga kongresiFotografi: AP

Kur Dalai Lama para disa javësh u ftua nga kancelarja gjermane Angela Merkel, Pekini reagoi duke anulluar të gjitha planet e takimeve gjermano-kineze. Mesazhi është i qartë: Kina ia merr për të keq çdo shteti, i cili e vlerëson politikisht udhëheqësin shpirtëror të Tibetit.

Ndërkohë Dalai Lama është në SHBA edhe Kina do të konfrontohet me të. Me i qeti ishte Dalai Lama vetë. Ndaj reagimeve të zemëruara kineze për vizitën e tij tek presidenti Bush në Shtëpinë e Bardhë ai reagoi me një fjali: "Kjo ndodh gjithnjë". Me kaq qetësi nuk donte ta largonte Shtëpia e Bardhë zemërimin e kinezëve. Pas takimit ndërmjet Xhorxh Bushit dhe Dalai Lamës, të cilësuar tekstualisht privat, nuk pati as fotografi dhe ndonjë deklaratë, pra asgjë që mund t´i indinjonte kinezët.

"Ne nuk duam në asnjë mënyrë të hedhim kripë në plagën e kinezëve" - tha Dana Perino, zëdhënësja e presidentit Bush. Megjithatë kinezët janë të zemëruar për nderimin, që i bëhet Dalai Lamës në Uashington. Përveç ftesës në Shtëpinë e Bardhë dje, sot udhëheqësit fetar të tibetianëve i jepet nderimi më i madh nga kongresi amerikan. Dhe kjo në prani të Xhorxh Bushit. Kjo është hera e parë, që një president i SHBA ndodhet në të njëjtën ceremoni si Dalai Lama.

Dana Perino: "Ai e di që kjo shihet në mënyra të ndryshme. Por si presidenti i SHBA-ve dhe si dikush, që ka qenë gjithnjë i pranishëm në dorëzimin e medaljeve, ai do të jetë edhe kesaj rradhe prezent."
Pekini e konsideron Dalai Lamën si rrezik, si dikush, që do të nxisë ndarjen e Tibetit nga Kina. Por që nga nderimi i kreut fetar të tibetianëve të mund të prishen marrëdhëniet amerikano-kineze, nuk është e mundur, thotë Cheng Li, ekspert për Kinën në institutin e njohur Brooking.

Dalai Lama ka prestigj të lartë në SHBA

Udhëheqja shtetërore në Pekin, është në dijeni për prestigjin e lartë, që gëzon Dalai Lama prej dhjetëra vitesh në SHBA. Pekini është i shqetesuar momentin në të cilin zhvillohet vizita, thotë Cheng Li:
"Në të njëjtën kohë në Kinë zhvillohet kongresi i 17-të i partisë komuniste. Dhe Pekini është i mendimit, se mediat duhet të informojnë më mirë për përparimet në Kinë.

Xhorxh Bushi e kishte informuar më parë udhëheqjen kineze për takimin me Dalai Lamën, edhe kjo ndihmon për të qetesuar situatën, thotë eksperti për Kinën Cheng Li. Angela Merkel nuk e kishte bërë këtë, kur e priti Dalai Lamën para disa javësh. Prandaj Pekini vazhdon të jetë i zemëruar me Berlinin dhe refuzon një takim zyrtar pas tjetrit. Kinezët e shohin këtë si mungesë lojaliteti, miqësie dhe besimi. Kjo rëndon marrëdhëniet gjermano-kineze.

Kolegu i Cheng Li-së Richard Bush ka edhe një shpjegim tjetër, se përse kinezët sillen më ashpër ndaj Gjermanisë se sa ndaj SHBA-ve.
"Kinezët zemërohen, n.q.se disa kufij të caktuar lëvizen dhe këtë e ka bërë Gjermania duke ftuar Dalai Lamën. Prandaj Pekini reagon kaq ashpër."

Asnjë kryetari të një shteti tjetër evropian nuk duhet t´i shkojë në mendje si Merkelit, që të ftojë Dalai Lamën dhe ta nderojë atë. Por e parë në perspektivë, thotë eksperti për Kinën, Richard Bush, Pekini nuk do t´i prishë punët as me SHBA dhe as me gjermanët. Për këtë marrëdhëniet ekonomike kanë shumë rëndësi.