Dështon ndalimi i duhanit në Gjermani | Studimi në Gjermani | DW | 09.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Dështon ndalimi i duhanit në Gjermani

Dështimi i ndalimit të pirjes së duhanit i planifikuar në nivel federate për shkak të pengesave kushtetuese, është tema më e komentuar në shtypin gjerman të së shtunës

default

Gazeta e Ashafenburgut "Mein Echo" shkruan:

"Në barometrin e dështimeve që po tregon vetëm lart koalicioni i madh i Berlinit ka hasur tani një dimension të ri. I shpallur pas një pune përgatitore disa mujore projektligji, që synon mbrojtjen e atyre që nuk e pijnë duhanin duhet të rishqyrtohet edhe një herë pas një jave. Kjo sepse nuk është sqaruar çështja më kryesore nëse federata ka të drejtë të nxjerrë një ligj të tillë kur dihet se gastronomia është kompetencë e landeve. Ndoshta nuk duhet shkuar kaq larg duke e konsideruar këtë hap si një përulje para lobiistëve të duhanit, siç mendon politikani i socialdemokrat Karl Lauterbach. Pasojat sidoqoftë i kanë mospirësit e duhanit që detyrohen të thithin tymin kur hyjnë në restaurant."

Gazeta e Mancit "Allgemeine Zeitung" mendon:

"Një nismë federale, de facto një ndalim i pirjes së duhanit vendosur nga federata, me sa duket bie ndesh me kushtetutën, sepse ajo i kapërcen kompetencat e federatës në dëm të landeve. Nga këndvështrimi i landeve kjo do të thotë: ne duam një ligj unik federal për mbrojtjen e atyre që nuk e pijnë duhanin, por këtë nuk duhet ta rregullojë federata. Kjo është një satirë politike e ditës. Kjo është aq qesharake sa as kabaretë nuk do të mund të konkuronin dot. Realiteti është shpesh herë më qesharak se sa humori i menduar."

Një vlerësim nga komentatori i "Fuldaer Zeitung":

"Eshtë turp. Vetëm një javë pasi u arrit kompromisi midis specialistëve të partive të koalicionit për ndalimin e pirjes së duhanit nëpër restaurante, diskoteka dhe ndërtesa publike ai rezultoi i pavlerë. Papritur u bë e qartë, se federata nuk ka më kompetenca për gastronominë sipas ligjit të ri federal që ka hyrë në fuqi tre muaj më parë."

Nga komenti i gazetës së Mynihut "Abend Zeitung" lexojmë:

"Ata që paraqitën kompromisin monstruoz burokratik të arritur para një jave për temën e mbrojtjes nga pirja e duhanit nuk duhet të habiten tani që përplasja me realitetin nuk mund të ishte ndryshe veçse një dështim. Ky kompromis ishte i papjekur dhe i pazbatueshëm. Ndalimi i duhanit në institucione dhe ndërmarrje për të mbrojtur punonjësit u la me sa duket me qëllim jashtë vëmendjes, ndonëse kjo do të ishte rruga e vetme për ta mundësuar një ligj të tillë."

Në "Stuttgarter Nachrichten" komentohet:

"Tani në çdo land të federatës duhet të vihet në lëvizje makineria për të bërë të mundur hapjen e 15 proceseve, që duhet të kurorëzohen në një ligj. Ndalimi i pirjes së duhanit do të dalë në variantet nga më të ndryshmet. Këtu kufizime, aty përjashtime... "

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" hedh një vështrim nga Evropa:

"Eshtë vetëm çështje kohe, që BE-ja të nxjerrë një ligj që rregullon pirjen e duhanit, duke mënjanuar kështu të gjitha pyetjet rreth kompetencave për çështjen në fjalë në Gjermani apo edhe në vende të tjera. Nëqoftëse politikanët gjermanë janë të paqartë për kompetencat akoma më shumë të paqartë do të jenë forumet evropiane."

Ja një citat nga gazeta "Manheimer Morgen":

Nëqoftëse është e vërtetë se ministria e brendshme dhe ajo e drejtësisë qysh në tetor kanë paralajmëruar për problemin e kompetencave, atëhere janë përgjegjësit e socialdemokratëve dhe unionit kristiandemokrat që kanë bërë gabime kushtetuese. Ata menduan, se për sëmundje të rrezikshme publike si kanceri i mushkërive vetëm federata mund të jetë përgjegjëse për mbrojtjen e popullsisë. Në të vërtetë Berlini ka vetëm një levë në dorë: ky është legjislacioni për ambjentet e punës. Megjithatë nuk duhet shkuar aq larg sa të konsiderohet ky rast si një përulje para lobiistëve të duhanit. Por dëmet sidoqoftë i pësojnë ata që nuk e pijnë duhanin."

  • Data 09.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Armb
  • Data 09.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Armb