Dështojnë negociatat për ligjin e emigracionit në Gjermani | Gjermania | DW | 04.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Dështojnë negociatat për ligjin e emigracionit në Gjermani

Loja mori fundi, thonë Të Gjelbrit dhe nuk duan të negociojnë më për një ligj emigracioni, që rrezikon të shndërrohet në një ligj dëbimi të të huajve. Për ministrin socialdemokrat të brendshëm kjo është e papërfytyrueshme: kështu nuk veprohet me njëri-tjetrin në një qeveri. Po përvijohet në horizont ndoshta një krizë koalicioni?

Kancelari socialdemokrat Gerhard Schreder dhe ministri i brendshëm Oto Shili, shpjegojnë kohë më parë, së bashku me politikanen e Gjelbër, Kerstin Myler politikën e re të emigrimit në Gjermani

Kancelari socialdemokrat Gerhard Schreder dhe ministri i brendshëm Oto Shili, shpjegojnë kohë më parë, së bashku me politikanen e Gjelbër, Kerstin Myler politikën e re të emigrimit në Gjermani

Ministri i brendshëm gjerman Oto Shili e do me çdo kusht aprovimin e ligjit të emigracionit. Dështimi do të ishte i barabartë me disfatën e tij personale. Për fat të keq,socialdemokrati i hekurt po harron gjithnjë e më shumë se ku është kufiri i fundit i durimit të dhimbjeve nga partneri i vogël qeveritar. Së fundi Shili meditoi publikisht se sa me vend do të ishte që të huajt që dyshohen për terrorizëm të futen në paraburgim. Entuziazëm tek fraksioni parlamentar i CDU/CSU-së, miratimi i ministrave të brendshëm të të cilit nevojitet për kalimin e ligjit në dhomën e landeve. Por tmerr tek baza e partisë së Gjelbër, dhe madje jo vetëm tek ajo, por edhe tek liberalët dhe disa socialdemokratë.


Në përpjekje për të marrë mbështetjen e opozitës kristjandemokrate/kristjansociale, përfaqësuesit e socialdemokratëve e lënduan edhe njëherë partnerin e tyre të Gjelbër. Dhe për këtë paguhet çmim. Duket e vështirë që negociatat të rinisin, edhe më e vështirë që ato të përfundojnë me sukses. Megjithëse suksesi është një koncept që më mirë është të mos përdoret. Krahasuar me pretendimet fillestare të një ligji modern dhe të aftë për t'i rezistuar kohës të emigrimit, ai që ka mbetur në tryezë pas një gjysme viti negociatave lë shumë për të dëshiruar.

Pa u zëvendësuar është eleminuar zemra e emigrimit modern, e konkretisht një sistem pikësh për tërheqjen në Gjermaninë e plakur të të huajve të kualifikuar. Në kohërat e papunësive të mëdha, kështu gjykuan partitë e mëdha CDU, CSU dhe SPD me vështrimin tek zgjedhësit e tyre, një gjë e tillë nuk bëhet.Të Gjelbrit pranuan duke shtrënguar dhëmbët, megjithëse kishin vendosur ndryshe në një kongres të tyrin. Pastaj erdhën atentatet e Madridit. Nën drejtimin e unionistëve, me kontributin e ministrit socialdemokrat Shili, mbrojtja nga terroristët u zhvendos gjithnjë e më shumë në qendër të negociatave midis qeverisë dhe opozitës - për një drejtim të planifikuar të emigrimit nuk u fol më.

Kjo është e shpjegueshme në kohët e rritjes së kërcënimit terrorist dhe të përhapjes së mosbesimit. Në këto kohë është vështirë dhe gjen pak mbështetje në popull hartimi i ligjeve që hapin dyert për të huajt. Kjo vlen jo vetëm për Gjermaninë. BE sapo vendosi një direktivë restriktive për azilimin, e cila kritikohet nga të gjitha organizatat e refugjatëve. Politika e rendit dhe ligjit të fortë është tendencë e kohës. Me ligje emigracioni në kohë të tilla nuk mund të fitosh vota zgjedhësish.

  • Data 04.05.2004
  • Autor Bernd Gresler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6m
  • Data 04.05.2004
  • Autor Bernd Gresler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6m