Dërgimi i tornadove përçon ndjenjën e sigurisë në Afganistan | Politika | DW | 19.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Dërgimi i tornadove përçon ndjenjën e sigurisë në Afganistan

Presidenti i Afganistanit falenderon për ndihmën gjermane dhe shpreh kritike

Angela Merkel dhe Hamid Karsai në Berlin

Angela Merkel dhe Hamid Karsai në Berlin

Afganistani do të ketë nevojë për shumë kohë për mbështetje nga jashtë. Prandaj presidenti afgan Hamid Karsai në vizitën e tij në Gjermani bëri thirrje për mbështetje për rindërtimin e Afganistanit.

Sot në mëngjez kancelarja Angela Merkel e priti të hanin bashkë mëngjezin dhe aty u shtruan tema të vështira për t´u tretur. Sulmet ndaj ushtarëve gjermanë dhe punonjësve të organizatave humanitare, dërgimi i avioneve gjermanë tornado dhe mesazhet kërcënuese të ekstremistëve islamistë se nëqoftëse trupat gjermane nuk largohen nga vendi, atëherë pengjet gjermane do të vriteshin dhe në Gjermani do të kryheshin sulme terroriste. .

Gjermania në ndihmën e saj për Afganistan ve në plan të parë rindërtimin. Këtë e bëri të qartë kancelarja gjermane Angela Merkel pas një bisede me presidentin afgan, Hamid Karsai."Duhet vazhduar me vendosmëri rindërtimi i projekteve infrastrukturore. Këtu më duket se një çelës është edhe furnizimi me energji elektrike. Përvoja mëson se sigurisht që jemi në rrugë të drejtë me idenë e disa shtyllave, që jo vetëm komponenti ushtarak dhe jo vetem komponenti i zhvillimit duhet të ekzistojë, por edhe nderthurja e këtyre komponenteve."

Presidenti afgan vlerësoi ndihmën gjermane, por theksoi lidhur me vendimin e fundit për dërgimin e avioneve tornado të zbulimit. Kjo nuk ka vetëm rëndësi ushtarake, por është edhe në të mirë të ndjenjës së sigurisë së afganëve, tha si. Pyetjes se çfarë desheron nga Gjermania Karsai iu përgjigj me rezervë. "Ajo që bën Gjermania deri tani në Afganistan, është gjë shumë, shumë e mirë, dhe populli afgan është mirënjohës për këtë. Zgjerimi i rolit gjerman në Afganistan është vendim gjerman. Populli afgan do të përshendeste çdo vendim, që marrin gjermanët për ndërtimin dhe sigurinë e Afganistanit."

Para gazetareve në Berlin Karsai kishte folur më parë më qartë. Ai kishte kërkuar më shumë përpjekje në përgatitjen dhe armatimin e forcave afgane të sigurisë. Kjo për një periudhë afatgjatë është më e lirë se misioni ushtarak ndërkombëtar. Ministri i jashtëm afgan Rangin Dadfar Spanta, kritikoi në Berlin në mënyrë indirekte numrin e pakët të instruktoreve të huaj për policinë afgane. Për ndërtimin e policisë është përgjegjëse Gjermania.

Për rrëmbimin e dy gjermanëve në Irak kancelarja gjermane Merkel tha pas një takimi me Karsain, se shtabi i krizës së qeverisë punon me intensitet të lartë dhe se nuk do ta lënë veten të nënshtrohen. "Kjo është një e vërtetë e hidhur, por kështu vepron qeveria gjermane. Dhe besoj se ky është sinjali i duhur për të gjithë ata, që përpiqen për ndërtimin dhe rindërtimin e Afganistanit." Karsai tha, se lëshimet në rastin e pengmarrjes do të çonin në më shumë terror dhe dhunë. Pengmarrësit kërkojnë tërheqjen e rreth 3000 ushtarëve të Bundesverit nga Aganistani dhe kërcënojnë nga ana tjetër me vrasjen e gjermanes së marrë peng dhe djalit të saj.

  • Data 19.03.2007
  • Autor Bernd Gräßler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqmg
  • Data 19.03.2007
  • Autor Bernd Gräßler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqmg