Dënohet mbështetësi i terroristëve Motasadek | Gjermania | DW | 16.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Dënohet mbështetësi i terroristëve Motasadek

Gjykata federale gjermane shpalli të plotfuqishëm vendimin për dënimin e Munir el Motasadekut, për ndihmë në vrasjen e 246 personave si dhe për anëtarësi në organizatat territoriste. Denimi mund të shkojë deri në 15 vjet heqje lirie.

default

Gjykatësit federal konfirmuan dëshmitë e paraqitura në Hamburg. Përkundër kritikave të mbrojtjes, u dëshmua se Motasadek u ka ofruar ndihma organizative në Hamburg katër atentatorëve të sulmeve të 11. shtatorit të vitit 2001. Ai e ka mbështetur pilotin e mëvonëshëm të Al Kaidës, Alshei me shpjegimin se ai gjendet në Afganistan, ka siguruar incizime në konviktet e studentëve, në të cilat autoriteteve dhe familjarëve të tij u thuhet se vendstrehimi i terroristit është larg prej Hamburgut, ndërkohë që e ka ndihmuar edhe në transferimin e parave.

Gjykatësit federal morën parasysh edhe pohimet se Motasadek megjithë faktin që nuk ishte i përzier në të gjitha detajet e përgatitjes së sulmeve të 11 shtatorit, ishte në dijeni të plotë se sulmet kamikazë do të bëhen me avionë. Për këtë qëllim ishin kryer edhe përgatitjet për pilot në shkollat amerikane. Mirëpo gjykatësit federale nuk kishin mirëkuptim ndaj mendimeve të gjykatësve në Hamburg se i akuzuari mban përgjegjësinë për veprën vetëm në qoftë se është i njoftuar në tërësi me krimin, në këtë rast me përmasat e jashtëzakonshme të krimit dhe një numër jashtëzakonisht të lartë viktimash të pritura, pas goditjes së godinave të Organizatës botërore tregtare dhe Pentagonit.

Gjykatësit federal thonë se Motasadek ishte njoftuar për qëllimet për rrëzimin e katër avionëve me pasagjerë, sepse e dinte për ekzistencën e katër pilotëve vetëvrasës. Kur merret parasyshë mesatarja e udhëtarëve dhe anëtarëve të bordit në një avion, del se Motasadek është bashkëfajtor për vrasjen e 246 përsonave. Sipas gjykatësve federal, dënimi i Motasadekut duhet të jetë në veçanti i lartë për faktin se ai mbanë përgjegjësinë edhe për pasojat që kanë mundur të merren me mend gjatë kryerjes së këtyre krimeve. Gjykata federale gjermane nuk mund të marrë vendimin përfundimtar për lartësinë e dënimit, spese kjo është detyrë e gjykatës së landit në Hamburg.

  • Data 16.11.2006
  • Autor Mihael Reissenberger.
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyh
  • Data 16.11.2006
  • Autor Mihael Reissenberger.
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyh