1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Dëmshpërblime lufte

Një komision i parlamentit polak është duke llogaritur dëmet e shkaktuara nga lufta. Flitet për 800 miliardë euro. Polonia nuk ka bërë ende kërkesë zyrtare si Greqia. Athina ka kërkuar 290 miliardë euro reparacione.

Gjermania e konsideron të mbyllur çështjen e reparacioneve të luftës së Dytë Botërore dhe i referohet „Marrëveshjes Dy-plus-Katër", që ka lidhje me pasojat në politikën e jashtme të bashkimit gjerman të realizuar në vitin 1990. Në marrëveshjen mes Republikës Federale Gjermane, RDGJ-së, dhe katër ish-fuqive aleate, SHBA, Bashkim Sovjetik, Francë dhe Britani e Madhe, nuk përmenden shprehimisht reparacionet e luftës.