Dëme të konsiderueshme nga përmbytjet në Shqipëri | FOKUS | DW | 02.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Dëme të konsiderueshme nga përmbytjet në Shqipëri

Shtabi i Emergjencave pranë Ministrinë së Brendshme ka nisur në terren ekipet e vlerësimit të situatës dhe të ndihmës në përballimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet

default

3.300 hektarë tokë janë përmbytur në Shqipëri, njofton Ministria e Bujqësisë. Mjaft problematike paraqitet gjendja në jug. Ura e Mifolit pranë është dëmtuar duke bërë që të ndërpritet komunikimi nga Fieri në Vlorë e anasjelltas. Por nga reshjet e dendura të shiut në 72 orët e fundit janë shkaktuar probleme në furnizimin me ujë në Tiranë. Më shumë se gjysma e kryeqytetit dhe rrethinave jane pa ujë si rezultat i shkarjes së një masivi dheu në afërsi të burimit të Selites, duke e nxjerrë atë jashtë funksionimit nga mbrëmja e djeshme. Ekipet e gatshme të ujësjellësit të qytetit dhe të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve po punojnë dhe deri në pasditen e sotme pritet që të normalizohet gjendja dhe nënstacioni i Selitës të rinisë punën.

Pasoja nga rreshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta janë shënuar dhe në qytetin e Durrësit, ku nga bllokimi i kolektorit kryesor të shkarkimit ka përmbytje të qendrës së qytetit, si dhe të disa lagjeve periferike. Bllokimi i kolektorit sipas eksperteve ka ardhur nga ndërtimet pa leje në afërsi të tij, si dhe nga mbeturinat inerte që kanë lëvizur nga shirat e rrëmbyeshme.

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në prefekturën e Elbasanit, ku nga dalja e lumit të Shkumbinit prej shtratit janë në rrezik shtëpi banimi dhe inventarë nga ekonomite private të fermerëve. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Altin Ndroqi, situata është e rënduar në qytetin e Cërrikut, të kësaj prefekture, ku po punohet për të siguruar bllokimin e stacionit të ujit të pijshem për gjithë qytetin.

Në Librazhd gjatë ditës së sotme nuk është zhvilluar mësimi në disa shkolla. Qindra hektarë tokë e punuar është nën ujë dhe në zonë e Fushë Krujës, veçanërisht në dy anët e lumit të Ishmit i cili ka dalë nga shtrati. Opozita po tërheq vemendjen që qeveria të marre masa në ndihme të zonave problematike. Njëri nga sekretarët e PS, Ilir Zela, deklaroi për radion tonë, se qeveria duhet të vërë në përdorim fondet e emergjences.

Ndërkohë Shtabi i Emergjencave pranë Ministrinë së Brendshme ka nisur në terren ekipet e vlerësimit të situates dhe të ndihmës në përballimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet veçanërisht në tre ditët e fundit.

  • Data 02.12.2005
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhP
  • Data 02.12.2005
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhP