1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

121109 SPD Parteitag

13 Nëntor 2009

Pas disfatës në zgjedhje partia opozitare socialdemokrate kërkon rrugëdalje nga kriza. Në kongresin treditor të partisë në Dresden 525 delegatë do të diskutojnë nga e premtja (13.11.) deri të dielën (15.11.) për situatën

https://p.dw.com/p/KW4o
Dëshira për ripërtëritje: kryetari i PSDGJ, Franc Myntefehring
Dëshira për ripërtëritje: kryetari i PSDGJ, Franc MyntefehringFotografi: AP

Pak ditë pas zgjedhjeve në parlamentin në Berlin. Në një sallë të madhe në katin e dytë të majtët në partinë socialdemokrate ishin ftuar për diskutim. Nga degët dhe nëndegët e partisë kanë ardhur anëtarë dhe funksionarë, pra baza e partisë, për të diskutuar se si do të shkojnë punët pas disfatës në zgjedhje.

Këtë mbrëmje aty është edhe Cordula Drautz nga Berlin-Kreuzberg. Politologja 28 vjeçare është delegate në kongres në Dresden. „Kam ndjenja të dyfishta“, thotë ajo. Nga njëra anë ajo është e zhgënjyer për rezultatin e keq të zgjedhjeve dhe për gjendjen e partisë, por:

„Ana tjetër është se duket që në parti lëvizin shumë gjëra, që shumë vetë në degë deri tek baza fillojnë përsëri të diskutojnë e të kenë dëshirë për të diskutuar dhe kjo padyshim do të jetë interesant në kongres. Dhe ne shpresojnë që do të ketë një diskutim të gjallë, në fund të të cilit do të ketë një rezultat, që të na bëjë të ecim përpara."

Rezultati, që tani dihet, është udhëheqja e re, që do të zgjidhet në Dresden. Sigmar Gabriel, në periudhën e fundit legjislative ministër ambjenti i koalicionit të madh, do të jetë kryetari i ri i partisë. Në krahun e tij e majta në parti Andrea Nahles si sekretare e përgjithshme. Javët e fundit duoja e re ka shkuar në bazë në lande të ndryshme të Gjermanisë. Në një letër drejtuar anëtarëve Gabriel pranoi gabimet e udhëheqjes dhe premtoi përmirësime.

„Anëtarëve tanë, atyre, që bëhen anëtarë të një partie, t'u munësosh atë, që duan me të vertetë, kur hyjnë në një parti, që të kenë mundësi të vendosin vetë për kursin e partisë. Unë besoj se anëtarët tanë janë më shumë se anëtarë, që paguajnë kuotizacionin."

Për Cordula Drautz nga Kreuzbergu dëshirën për rinovim nuk duhet ta ketë vetëm udhëheqja e partisë, por edhe baza.

„Duhen bërë oferta, këtë e pres fare qartë në kongresin e partisë nga udhëheqja, por nga ana tjetër edhe baza duhet ta ndjejë përgjegjësinë, duke ofruar propozime, duke kontrolluar edhe në aspektin pozitiv, duke kërkuar llogari, baza duhet të kërkojë që të jepen përgjigje. Dhe ky është një proces reciprok dhe këtu duhet të arrijmë përsëri."

Tri ditë rresht të 525 delegatët do të diskutojnë në kongresin në Dresden. Për misionin në Afganistan, për privatizimin e planifikuar të hekurudhave, për ligjet sociale dhe për pensionin në moshën 67 vjeçare. Dhe natyrisht kryesisht për gjendjen e partisë. 10 milionë anëtarë dhe akoma më shumë zgjedhës ka humbur PSD në dhjetë vitet e fundit. Dhe gjashtë javë pas zgjedhjeve parlamentare demoskopët nuk shënojnë ende asnjë ndryshim. Delegatja në kongres Cordula Drautz është megjithatë optimiste. Në degën e saj në Berlin shtohet numri i anëtarëve.

„Për çudi kemi shtim të madh të anëtarëve. Ne kemi tani më shumë se 57 anëtarësi të reja. Për fat të mirë edhe shumë të rinj. Në rrethin tonë në Friedrichshain-Kreuzberg jemi të ndryshëm, të përzier, secili mund ta gjejë vendin e vet. Pra në moment kemi shtim të anëtarëve. Gjë e bukur."

Autor: Bettina Marx/ Vilma Filaj- Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi