1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dënohet sulmi ndaj RTK-së në Prishtinë

23 Gusht 2016

Ende nuk janë të qartë dorasit dhe motivet e sulmit me granatë ndaj Radiotelevizionit publik të Kosovës, RTK. Presidenti, qeveria, partitë, përfaqësusesi i BE-së dhe institucionet në Kosovë e dënojnë këtë akt.

https://p.dw.com/p/1JnjP
Kosovo Fernsehen RTK 2
Fotografi: Refki Alija

Një granatë dorë është hedhur në oborrin e radiotelevizionit publik të Kosovës, RTK, mbrëmjën e së hënës (22.08) në Prishtinë. Dëmëet e shkaktuara në këtë pjesë të objektit të RTK-së nuk kanë cënuar linjat e transmetimit dhe programi ka vazhduar normalisht pa u ndërprerë.

Ndërsa Policia e Kosovës ka deklaruar se ende nuk ka asnjë të dyshuar në lidhje me sulmin që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00. Sipas Policisë hetimet për këtë rast janë ende duke vazhduar.

RTK Das offentliche rechtliche TV von Kosovo
Fotografi: DW

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së Mentor Shala e ka cilësuar aktin, si një sulm kundër lirisë së shprehjes dhe kundër lirisë së mediave, të cilat janë themelet kryesore të demokracisë së secilit vend.

Ndërkaq sulmi ndaj Radiotelevizionit të Kosovës është dënuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Qeveria e Kosovës, përfaqësuesi special i BE-së si dhe partië politike e institucione të tjera.