CSU-në nuk mund ta ndajë asgjë prej Bavarisë | Studimi në Gjermani | DW | 05.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

CSU-në nuk mund ta ndajë asgjë prej Bavarisë

Nga shtypi i sotëm gjerman janë shkëputur: 60 vjetori i CSU-së; Rrëmbimi i gjermanes në Irak; Problemet e koncernit energjetik RWE pas katastrofës së borës; Fluturimet ilegale të CIA-s

Logo e CSU-së dhe hija e Edmund Shtojber.

Logo e CSU-së dhe hija e Edmund Shtojber.

Në fundjavë partia kristiansociale që qeveris në Bavari festoi 60 vjetorin e themelimit. Kjo temë komentohet në të përditshmen "Nordbayerischer Kurier":

"Mbylljen e një kapitulli që dëshironte kryesira, siç duket baza nuk e preferon. Fakti që pikërisht Angela Merkel e ngushëlloi në këto çaste kreun kristiansocial Edmund Shtojber, pranohet me ndjenja të përziera prej antarëve të partisë. Këta të fundit do të kishin preferuar, që 60 vjetorin e themelimit ta festonin duke mbuluar postin e kancelarit. Por për disa të tjerë është më e rëndësishme që CSU-në s´mund ta ndajë asgjë prej landit të orgjinisë së saj, Bavarisë. Shumica absolute që gëzon kjo parti në Bavari, mund të lëkundet në zgjedhjet e 2008. Afatit të Shtojberit po i afrohet fundi. Por në jubileun e 65 vjetori CSU do të dëshirojë sërish të ketë një arësye për të festuar."

"Nürberger Nachrichten" komenton rrëmbimin e arkeologes gjermane Suzane Osthof në Irak: "Vetëm pë rnjë gjë mund të kemi mirëkuptim, që në këtë çështje kaq delikate Berlini kujdeset të mos dalin informacione dhe spekulime jashtë. Çdo fjalë e gabuar mund të rrezikonte shumë dhe përpjekjet për lirimin e pengjeve. Nëse është i vërtetë hamendësimi, se ultimatumi i rrëmbyesve të paskrupullt të njerëzve ka skaduar, atëherë koha nuk pret. Aq më shumë që një tjetër grup kidnapuesish ka kërcënuar ndërkohë me vrasjen e pengjeve perëndimore. Një gjë duhet të jetë mëse e qartë: qeveria nuk duhet të lëshojë pe prej presioneve."

Në komentin e saj e përditshmja "Badische Zeitung" i referohet fluturimeve të fshehta të shërbimit sekret të ShBa në Evropë: "Rrëmbime, arrestime pa arësye arresti, shkelje e së të drejtës ndërkombëtare, mashtrim i vendeve tranzit, këto njoftime po shtohen. Sipas këtyre informacioneve, shërbimi sekret i SHBA i ka praktikuar të tilla veprime dhe vazhdon ta bëjë këtë me sistem, madje edhe në Gjermani. Mashtrimi do të thotë, që Gjermania dhe shërbimet sekrete të saj nuk janë informuar prej partnerit të aleancës. Kjo edhe mund të ketë ndodhur, por më e shëmtuara do të ish për ish-ministrin e brendëshëm Oto Shili dhe kolegun e tij Frank-ValterShtajnmajer, ish-ministër në kancelari dhe sot ministër i jashtëm. Ose ata kanë lejuar të mashtrohen me këto shkelje të së drejtës, ose ata i kanë mbuluar ato. Por asnjërën prej këtyre nuk mund t´i alejojë vetes një qeveri që bazohet tek e drejta ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut."

Katastrofa e dimrit që pllakosi papritur me reshje bore të papara prej 100 vjetësh në rajonin e Mynsterit, i ka hapur telashe të mëdha koncernit energjetik RëE. Pothuajse një javë disa mijëra banorë mbetën pa energji dhe dëmi ekonomik kap shifra disa milionëshe. Të dëmtuarit ngrenë tani pretendime ndaj koncernit energjetik duke e kritikuar atë për pakujdesi në mirëmbajtjen e rrjetit. Gazeta "Westfälische Nachrichten" komenton:

"Pyetjet janë të pakëndshme dhe presioni është në rritje. Gjigandi energjetik, të cilit pas kaosit të borës iu dëmtuan shtyllat e tensionit të lartë, është i detyruar tani të gjejë vet dritë në fund të tunelit të hamendjeve pas territ që zgjati gati një javë. Vet koncernit dëmin e tij e llogarit me rreth 35 milionë euro. Nëse ndërmarrja do të detyrohet të shlyejë edhe dëmin e ndërmarrjeve të prekura, gjë që ajo tani për tani e refuzon kategorikisht, shuma do të disa herë më e lartë se kaq." Po mbi këtë temë edhe një citat nga gazeta "Neue Westfälische":

"Në një farë mënyre gjigandi energjetik RWE të kujton Shën Tomasin: ky nuk e njohur Jezusin e ringjallur. Koncerni energjetik në të kundërt nuk do të pranojë se sa e rrezikshme është pakujdesia në mirëmbajtjen e rrjetit. Tek e fundit RëE-ja e pranon vet që çeliku i emërtuar Tomas, dëshmon tendenca çarjeje dhe për këtë arësye ai është duke i remontuar deri në vitin 2015 të gjitha shtyllat e tensionit të lartë. Por kjo do të ndodhë për 10 vjet. Deri atëherë shtyllat e vjetëruara mund të vihen sërish në sprovë. Çarja e tyre garanton ndërprerjen e energjisë, e madje mund të shkaktohen edhe viktima në njerëz. Vallë do ta pranojë një risk të tillë RWE-ja? Një qëndrim i tillë do të ish i paskrupullt."

  • Data 05.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsW
  • Data 05.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsW