COP27: Scholz promovon idenë e tij për "klubin e klimës" | Gjermania | DW | 08.11.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

COP27: Scholz promovon idenë e tij për "klubin e klimës"

Kancelari i Gjermanisë në Konferencën Botërore për Klimën në Egjipt do t'i bindë shtetet për klubin global të klimës të propozuar prej tij. Vendet e Grupit G7 e mbështesin këtë ide. Aktivistët nuk janë fort entuziastë.

COP27: Kancelari Olaf Scholz gjjatë fjalimit të tij në plenumin e Konferencës Botërore të OKB-së për Klimën

COP27: Kancelari Olaf Scholz gjjatë fjalimit të tij në plenumin e Konferencës Botërore të OKB-së për Klimën

Një klub për klimën për rikonstruktimin e industrisë: Me këtë propozim që Gjermania ka iniciuar në kuadër të presidencës së radhës që ajo mban në grupin e vendeve të industrializuara G7, kancelari Olaf Scholz do të nxisë avancimin e transformimit në neutrale ndaj klimës të degëve të industrisë që konsumojnë me intensitet energji. Me rregulla dhe standarde të miratuara globalisht duhet të evitohet çekuilibrimi i konkurrencës. Koha nuk pret në sfondin e rritjes së mëtejshme të emisioneve të efektit serë, theksoi kancelari në COP27 në Sharm el Sheik. Tani është i nevojshëm një tjetër "revolucion industrial".

COP27: Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë fjalimit të tij përpara plenumit të Konferencës Botërore për Klimën.

COP27: Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë fjalimit të tij përpara plenumit të Konferencës Botërore për Klimën.

Bazat për klubin e klimës ai do t'i paraqesë gjatë këtij viti. Bashkëpunimi do të rrisë mirëqenien për shtetet pjesëmarrëse dhe do të krijojë vende pune të qendrueshme. Në fund të qershorit grupi i vendeve të industrializuara e mbështeti idenë e Scholz-it. Klubi i klimës sipas një dokumenti mbi konceptin, që u bë i njohur këtë verë në Elmau të Bavarisë, synon pakësimin e emisioneve të efektit serë, duke përfshirë edhe matjen dhe regjistrimin e tyre. Gjithashtu synohet që të shmanget zhvendosja e prodhimit në vendet që nuk kanë kushte rigoroze për mbrojtjen e klimës. Me partneritete energjetike vendet e G7-ës duan që të ndihmojnë për një ekonomi më të përshtatshme ndaj mjedisit.

Mburojë ndaj katastrofave klimatike

Krahas klubit për klimën Scholz ka propopzuar në Egjipt një sërë ideshë dhe nismash të tjera. Një mburojë për përballimin e krizave të klimës do të themelohet zyrtarisht javën e dytë të konferencës. Zyra përkatëse për këtë nismë do të vendoset në Frankfurt mbi Mai, Gjermania do të japë një financim fillestar prej 170 milionë eruosh. Se cilët vende do të marrin pjesë dhe me çfarë volumi financiar, kjo është e paqartë. Mjetet financiare do të vihen në dispozicion kryesisht për vendet e prekura nga katastrofa të fuqishme si ciklone, thatësira apo përmbytje.

Kancelari Scholz premton ndihma për dëmet e shkaktuara nga klima në vendet në zhvillim

Organizata e mjedisit Germanwatch e vlerëson këtë nismë. Me 170 milionë euro Gjermania konsolidohet si një paraprijëse ndër vendet e industrializuara. Me këtë është bërë një fillim i mirë. "Duke iu referuar dëmeve faktike dhe humbjeve nga kriza e klimës kjo shumë është gjithësesi si një pikë uji në shkëmbin që digjet." Për më tepër që 170 milion euro janë pjesë e paketës financiare të premtuar për klimën prej nga ndërkohë janë lëvruar çdo vit 5,3 miliardë euro dhe që deri në vitin 2025 do të rriten në gjashtë miliardë euro.

Në Sharm el Sheik Scholz ngjalli indinjatën e mbrojtësve të klimës me paralajmërimin e tij ndaj një "Renaissance të energjive fosile" dhe premtimin, se kjo nuk do të ndodhë në Gjermani. Por përfaqësuesi i Greenpeace Deutschalnd, Martin Kaiser, tha se është si një "hedhje hi syve opinionit ndërkombëtar", kur Scholz njëkohësisht do të investojë para për eksplorimin e fushave të reja të gazit në Afrikë, gjë që e ashpërson edhe më shumë krizën e klimës. Nëse kancelari e ka seriozisht me deklarimet e tij, nuk duhet të paguhen para nga taksat gjermane në fusha të reja gazi.

Aktivistja e lëvizjes për mbrojtjen e klimës Fridays for Future, Luisa Neubauer, akuzoi kancelarin se flet ndryshe dhe vepron ndryshe: "Veprat dhe fjalët e Olaf Scholz janë në kontradiktë." Mbështetja gjermane për një fushë të re gazi në Senegal është „një sinjal katastrofik në këtë konferencë për klimën", e cila në fakt synon shkëputjen tërësisht nga energjitë fosile drejt energjive të rigjenerueshme.

rb/djo (AFP, AP, dpa, Reuters)