1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cilat janë problemet e Bullgarisë dhe Rumanisë

Intervistoi Ruth Reichstein13 Dhjetor 2007

Bullgaria dhe Rumania vazhdojnë të kenë probleme kushtuetuesev edhe një vit pas pranimit në Bashkimin Euriopian. Interviste me Martin Schulz (Martin Shulc), kryetar i fraksionit socialdemokrat në Parlamentin Europian

https://p.dw.com/p/CbMQ
Rumania dhe Bullgaria 1 vit në BE
Rumania dhe Bullgaria 1 vit në BEFotografi: AP

Deutsche Welle: Zoti Shulz,u mbush një vit që kur Bullgaria dhe Rumania janë pranuar në Bashkimin Europian. Çfarë bilanci mund të bëhet sot?

Martin Shulc: Në disa fusha janë bërë përparime të mëdha. Por për fat të keq të dyja vendet vazhdojnë të kenë probleme ekonomike dhe kushtutuese, si më parë. Të dyja vendet kanë nëvojë për reforma të mëdha në sistemin juridik. Të dyja vendet kanë nevojë
për kualifikim më të mirë të gjykatësve, prokurorëve dhe policëve. Të dyja vendet duhet të shkurtojnë kohëzjatjen e proceseve gjyqësore. Një problem shumë
i madh, në Rumani më shumë se në Bullgari është zgjatja e proceseve gjyqësore, dhe atyre civile, e cila paralizon zbatimin e drejtësisë në vend. Ndryshimi
midis të dy vendeve është se Bullgaria ka një qeveri që funksionon. Kurse Rumania jo. Atje bllokimi në nivel presidencial dhe në nivel qeveritar bëhet në
një mënyrë prej të cilës vuan i gjithë vendi.

Kur u bë pranimi i vendeve në BE pati kushte. Do të vazhdojnë ato të ekzistojnë?

Eshtë herët të thuash nëse do të shtyhet afati i tyre. Por nëse bën një bilanc të asaj se çfarë paralajmërimesh ka bërë Komisioni dhe Parlamenti
europian para një viti, çfarë kërkohej dhe çfarë është arritur në të vërtetë, atëherë unë mendoj se çështja nuk është që të rritet afati i kushteve të vendosura. Para se Komisioni të prezantojë raportin e progresit nuk mund të japësh një përgjigje për këtë pyetje.

Hollanda është duke u ankuar shumë se po mbytet nga polakët. Holandezët hapën dyert. Mendoni se reaksionet do të jenë të tilla edhe kur rumunët dhe
bullgarët të lejohen të hyjnë në vendet prej kohësh anëtarë të BE-së?

Duhet pritur për të parë çfarë do të ndodhë. Nuk është e natyrshme që polakët të mbushin Holandën. Polakët e kualifikuar mirë na duhen në Poloni jo në Holandë.
Prandaj BE duhet të jetë shumë ë interesuar që në Poloni të rritet standarti i jetesës, kështu polakët do të qëndronin në vendin e tyre.

Pyetje: Kjo mund të thuhet edhe për rumunët dhe bullgarët?

Në këto dy vende problemi është edhe më i madh sepse për shkak të gjendjes sociale në Rumani dhe Bullgari presioni emigracionit është më i madh. Për
Gjermaninë mund të thuhet se tregu u punës nuk ka fare hapësira, prandaj nuk mund të pritet ndonjë valë e madhe. Megjithatë mund të thuhet se ngritja e
standartit të jetesës është metoda më ë mirë për të luftuar emigracionin.