Cilat janë preokupimet kryesore të qytetarëve kosovarë? | Politika | DW | 09.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Cilat janë preokupimet kryesore të qytetarëve kosovarë?

Hulumtimi i bërë nga Agjencia Index Kosova, anëtare e "Gallup International", tregon se çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe papunësia janë dy preokupimet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Të papunë në Prishtinë

Të papunë në Prishtinë

Në hulumtimin e zhvilluar në gjysmën e dytë të muajit nëntor, 1020 të anketuarit shqiptarë dhe pjesëtarë të tjerë të pakicave në Kosovë, përveç serbëve kanë thënë, se problemi më i madh është çështja e zgjidhjes së statusit. Këtë e kanë pohuar 42 përqind e të pyeturve. 40 përqind kanë theksuar se kanë problem papunësinë, 4 përqind mungesën e energjisë elektrike ndërsa 3 përqind prej tyre kanë përmendur standartin e ulët ekonomik dhe social.

Një hulumtim i mëparshëm i bërë gjatë muajit gusht të vitit të kaluar kishte treguar, se kosovarët më së shumti ishin të preokupuar me çështjen e papunësisë, ndërsa pas vendimit për fillimin e bisedimeve, çështja e zgjidhjes së statusit është radhitur në vendin e parë.

Zgjidhja e çështjes së statusit është çështja më e rëndësishme, me të cilën duhet të merret Qeveria e Kosovës. Kështu mendojnë 52 përqind e të anketuarve, ndërsa në vendin e dytë radhitet çështja e papunësisë dhe zhvillimi ekonomik.

88 përqind e të pyeturve janë përgjigjur, se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur brenda kufijve të saj aktual, ndërkohë që 8 përqind e tyre vlerëson, se Kosova do të duhej të bashkohej me Shqipërinë.

9 përqind e të anketuarve kanë shfaqur gatishmërinë që me anë të dhunës t'i kundërvihen zgjidhjes së statusit, e cila do të ishte në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve ndërsa 6 përqind e të anketuarve janë përgjigjur, se janë në gjendje t'u ndihmojnë atyre.

Ndërkaq më shumë se gjysma e të anketuarve përkrahin bisedimet me Serbinë për zgjidhjen e statusit, 39 përqind pajtohen plotësisht me këtë ndërsa 24 përqind pjesërisht. Sa i përket besimit të qytetarëve në figurat politike e kosovare në tërësi, vendin e parë e zë përsëri Komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Agim Çeku ndërsa në vendin e dytë është ish kryeministri Ramush Haradinaj dhe në vendin e tretë Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, i cili ka shënuar ngritjen më të madhe që nga sondazhi i fundit.

Pas Presidentit Rugova radhitet shefi i UNMIK, Soren Jessen Petersen dhe Kryetari i Partisë demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi. Edhe lideri i partisë, ORA ka shënuar një ngritje në krahasim me anketimin e fundit përderisa sipas kësaj ankete në vendin e fundit për nga popullariteti radhitet Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi.

Qytetartët e Kosovës sa u përket institucioneve më së shumti përsëri i besojnë Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Shërbimit Policor të Kosovës, pastyre radhitet Kuvendi i Kosovës. Lidhja demokratike e Kosovës Qeveria e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.


  • Data 09.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqrK
  • Data 09.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqrK