Cilat janë koalicionet e mundshme? | FOKUS | DW | 21.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Cilat janë koalicionet e mundshme?

Në Berlin fillojnë bisedimet e Partive për gjetjen e koalicioneve që do të krijonin qeverinë

Është ky një koalicion i mundshëm?

Është ky një koalicion i mundshëm?

Hapin e parë e bënë Partia Socialdemokrate dhe Të Gjelbërit.Të mërkurën (21.9.2005) të dyja partitë filluan në Berlin bisedimet paraprake. Të enjten dhe të premten janë parashikuar bisedime të Unionit kristiandemokrat-kristiansocial me Partinë e Demokratëve të Lirë dhe të Gjelbërit. „Xhamajka“ është fjala që mban ndezur Republikën këto ditë. Flamuri xhamajkez ka të përfaqësuara ngjyrat e zezë, e gjelbërt dhe e verdhë, ngjyra gjithashtu simbole të partive

CDU, Të gjelbërve dhe të Demokratëve të Lirë. Koalicion të këtyre partive nuk ka patur asnjëherë në Gjermani.

Të përbashkëta politike midis Unionit kristiandemokrat, Demokratëve të Lirë dhe Të gjelbërve, ekzistojnë për shembull duke patur parasysh taksat mbi sipërmarrjet. Të tre partitë parashikojnë uljen e kësaj takse, për të forcuar ekonominë.

Edhe ulja e kostove të të ardhurave është qëllim i përbashkët i këtyre partive. Në politikën e brendshme, në mënyrë të veçantë sa i përket forcimit të të drejtave qytetare dhe integrimit të të huajve në Gjermani, Partia e Demokratëve të Lirë dhe Të gjelbërit janë më afër njera tjetrës, se sa janë partnerët tradicional të koalicionit unionist, Partia Kristiandemokrate dhe kristiansociale.

Koalicioni që simbolizohet nga semafori

Një mundësi tjetër koalicioni është aleanca qeveritare midis Partisë Socialdemokrate, Partia e Demokratëve të Lirë dhe Të gjelbërit. Ky lloj koalicioni do të ishte konstelacion shumë i dëshiruar nga qeveria aktuale e socialdemokratëve dhe të gjelbërve. “Ky koalicion do të kishte si përfitim, faktin që Shrëder është kancelar”, tha zëvendëskryetari i grupit parlamentar socialdemokrat Michael Müller. Përveç kësaj socialdemokratët dhe të gjelbërit do të vazhdonin politikën e deritanishme, thotë zëvendëskryetari Ludwig Stiegler. Sa i përket ruajtjes së të drejtave civile ekziston një paralele e përbashkët mmiti Demokratëve të lirë dhe të gjelbërve. Megjithatë probleme dalin edhe këtu sa i përket politikës sociale dhe asaj të tregut të punës, sepse shumë pozicionime të Demokratëve të Lirë nuk përshtaten me ato të socialdemokratëve dhe të gjelbërve

Kuzhinjer apo kamarier

Mundësia e fundit për krijimin e një koalicioni do të ishte ajo midis Partisë Socialdemokrate dhe Kristiandemokrate e Kristiansociale. Emërues të përbashkët kanë politikën juridike dhe luftimin e terrorizmit. Ministri aktual i brendshëm Oto Shili dhe kolegu i tij bavarez i kristiansocialëve Gynter Bekshtein, janë prej kohësh shumë afër njeri tjetrit në çështjet e „Ligjit dhe rregullit“.

Por problemet fillojnë të dalin në fushën e tregut të punës, atë sociale dhe të taksave. Edhe çështja e pranimit të Turqisë në BE duhet menduar nga e para.

Por diferencave i shtohet edhe një çështje personeli. Kush do të bëhet kancelar? Të dyja palët pretendojnë ta marrin për vete këtë pozicion.

  • Data 21.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqid
  • Data 21.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqid