Cila do të jetë e ardhmja e pjesës veriore të Mitrovicës? | Politika | DW | 29.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Cila do të jetë e ardhmja e pjesës veriore të Mitrovicës?

Autoritetet e Beogradit kërkojnë hapur që pjesa veriore e Mitrovicës të bëhet komunë e re, ndërsa pala shqiptare e kundërshton fuqishëm këtë propozim

Duke shpresuar të ardhmen!

Duke shpresuar të ardhmen!

Me fillimin zyrtar të bisedimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës, shfaqen nga palë të ndryshme shumë propozime dhe modele se si do të ishte përbërja e brendshme e Kosovës. Në këtë kuadër u përmend edhe e ardhmja e pjesës veriore të Mitrovicës, aktualisht e banuar me shumicë serbe dhe jashtë ndikimit të institucioneve të Kosovës mirëpo që në dokumente vazhdon të jetë pjesë e tërësisë së komunës së Mitrovicës. Pjesa veriore e këtij qyteti prej gjashtë vjetësh i ndarë në një plan të presidentit, serb Boris Tadiç, i cili propozoi ndarjen e Kosovës në dy entitete, parashihet të jetë komunë e re me përbërje shumëetnike mirëpo, gjithsesi e banuar me shumicë serbe. Këtë synim e thotë hapur këshilltari i presidentit serb, Dushan Batakoviç.

Formimi i entitetit serb do të përfshinte komunat e tanishme dhe ato të reja serbe që do të formoheshin me përbërje shumëetnike, por që do të kishin një shumicë të qartë serbe. Keto komuna duhen formuar në veri të Mitrovicës, pastaj në Kosovën qëndrore, në rajonin e Anamoravës, por edhe në Dukagjin me një kusht, që ato të mos kenë lidhje terrritoriale njëra me tjetrën, mirëpo do të ishin një tërësi e rëndësishme me një lidhshmëri në kuadrin institucional, që do të ishte me rëndësi për jetën e bashkësisë serbe në Kosovë, thotë Dushan Batakoviç. Por, pala shqiptare e Kosovës i kundërshton fuqishëm tendencat për krijimin një komune të re serbe në veri të Mitrovicës. Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, pranon se kjo pjesë e qytetit vazhdon të jetë problem, mirëpo, atë e sheh si një problem të brendshëm dhe në këtë linjë thotë se, mund të bisedohet vetëm për riintegrimin e saj. Kuvendi komunal i Mitrovicës ndërkaq, është i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së qytetit të tyre edhe në bisedimet për statusin e Kosovës. Megjithkëtë ndihmë që mund të ofrohet nga kuvendi komunal i Mitrovicës krybashkiaku zoti Mursel Ibrahimi, pranon se çështja e pjesës veriore të Mitrovicës është problem politik. Ai thotë, se kuvendi komunal i Mitrovicës do t'a japë kontributin në shumë aspekte, por komisionet dhe nenkomisionet janë të obliguara, që të marrin shënime prej nesh.

Sidoqoftë, problemi i qytetit të ndarë të Mitrovicës nga shumë analistë është cilësuar si problem shumë kompleks që gjithsesi do të përfshihet në bisedimet për statusin e Kosovës. Aktualisht askush nga zyrtarët dhe analistët nuk mund të parashikojnë, se cili do të jetë statusi i kësaj pjese të qytetit.

  • Data 29.11.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqsK
  • Data 29.11.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqsK