Cilësia kushton - TransFair bën bilancin | Gjermania | DW | 30.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Cilësia kushton - TransFair bën bilancin

"Eshtë mirë të jesh kurnac" është një moto që vlente dje. Sot konsumatorët i kushtojnë rëndësi të madhe kualitetit, të paktën sa i përket tregtisë me gjëra ushqimore.

Logoja e Organizatës 'TransFair'

Logoja e Organizatës 'TransFair'

Ka 15 vjet që në Gjermani ekziston Organizata jofitimprurëse TransFair dhe tregtia e ndershme sot është e suksesshme si asnjëherë më parë. Udhëheqësi i TransFair Dieter Overath: "Sa i përket tregut gjerman në vitin tonë jubilar kemi regjistruar rezultatin më të mirë në këto 15 vite, thënë ndryshe kemi një zhvillim prej 100 përqind dhe tregtia e ndershme është dyfishuar. Kjo natyrisht që pikërisht tani në vitin jubilar është një arritje e madhe. Kjo do të thotë në shifra që ne nga 9000 tonelata kemi një ngritje në 18 000 tonelata", sqaroi Overath.

18 000 tonelata mallra janë blerë nën kushte të ndershme nga prodhuesitë në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë. Qarkullimi i përgjithshëm nga këto prodhime shënoi ngritje në Gjermani me 50 përqind dhe arriti në 110 milionë euro.

"Në Evropë dhe Amerikën Veriore kemi katër iniciativa të ngjashme si TransFair. Nëse bëjmë një krahasim në shkallë ndërkombëtare para katër vitesh sa i përket zhvillimit ne ishim në vendin e parafundit. Në vitin e fundit ne kemi arritur të kalojmë në vendin e parë, dhe me Anglinë e Finlandën ne përbëjmë një grup ku tregtia korrekte aktualisht është më dinamikja në botë, dhe ne jemi krenar që brenda këtyre katër viteve kemi përparuar kaq shumë", sqaron Overath.

Në bazë të studimeve të tregut rezulton se rreth 16 milionë njerëz në Gjermani blejnë mallëra me shenjën TransFair, prej tyre 5 milionë janë konsumatorë të rregulltë. Në këtë aspekt prijnë ashtu si edhe më parë bananet por edhe prodhimet si kafeja dhe artikujt e bonbonierisë. Rreth 20 miliardë euro fitim janë bërë nga tregtia e ndershme në vitin e fundit në Gjermani, të holla këto të cilat kryesisht shfrytëzohen për projekte të përbashkëta për zhvillim ekonomik.

Kryetari i kryesisë së Organizatës Transfair Norbert Dreßen: "Ndërkohë mund të thuhet se tregtia e ndershme është shndërruar në një pjesë të rëndësishme në bashkëpunimin për zhvillim. Përmes këtyre të hyrave mundësohen proceset për përmirësimin e kushteve të jetesës. Si në rrafshin social, rrafshin arsimor apo edhe në rrafshin ekologjik, një fushë kjo shumë e rëndësishme jo vetëm për konsumatorët por edhe për ata të cilët prodhojnë", nënvizon Dreßen.

Veçanërisht për Afrikën tregtia e ndershme ka një vlerë gjithnjë e më të madhe: Pjesa afrikane në tregtinë botërore është vetëm një përqind ndërkohë që në tregtinë korrekte gati 10 përqind. Dhe në TransFair planifikohet që gjatë viteve të ardhshme kjo pjesë të dyfishohet. Kështu nuk do të krijohet vetëm një pamje pozitive për kontinentin afrikan por edhe që: "...njerëzit në organizatat prodhuese, në grupet e prodhuesëve në këto vende, të shprehem thjeshtë të kenë vullnet që të jetojnë dhe punojnë atje. Në këtë mënyrë ky është një kontribut i vogël por i rëndësishëm kundër rrymave të refugjatëve për të cilat ne dëgjojmë dhe lexojmë çdo ditë", thekson Dreßen.


  • Data 30.03.2007
  • Autor Klaus Ulrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqx0
  • Data 30.03.2007
  • Autor Klaus Ulrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqx0