CIA përdor kampe sekrete për terroristët në Azi dhe në Evropën Lindore | FOKUS | DW | 03.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

CIA përdor kampe sekrete për terroristët në Azi dhe në Evropën Lindore

"Washington Post" shkruan, se shërbimi sekret amerikan, CIA, prej vitesh ka një rrjet kampesh jo zyrtare, në të cilat internohen dhe merren në pyetje terroristët e El Kaidës. Metodat që përdoren janë të dyshimta

Kullë vrojtimi në kampin e Guantanamos në Kubë

Kullë vrojtimi në kampin e Guantanamos në Kubë

"Washington Post" në njoftimin e saj u referohet ish punonjësve të shërbimeve sekrete dhe diplomatëve nga tri kontinente. Në bazë të këtyre të dhënave sistemi sekret i kampeve është një komponent qendror i strategjisë jokonvencionale që zhvilloi CIA pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Kampet, që janë ndërtuar në Tajlandë, në Afganistan dhe në disa demokraci të Evropës Lindore, janë aq sekrete sa deri më sot as vet antarët e Kongresit amerikan nuk kanë pasur dijeni për to, ndërsa për opinionin në vendet e prekura as që bëhet fjalë. Në këto vende duhet të kenë dijeni për ekzistencën e kampeve drejtuesit e shërbimeve sekrete partnere si dhe kryeminsitri i vendit përkatës, të cilët në dokumentat sekrete të CIA-s regjistrohen vetëm si "black sites".

"Washington Post" nuk i përmend emrat e shteteve përkatëse evropiano-lindore, dhe e bën këtë e kujdesur për sigurinë e këtyre vendeve si dhe për luftën kundër terroristëve në përgjithësi.

Praktikisht asgjë nuk dihet, se kush ndodhet në këto kampe dhe për ç´arësye është inetrnuar. Dihet vetëm se të burgosurit janë antarë të rrjetit terrorist të El Kaidës. E paqartë është edhe se kush vendos, se cili i burgosur dhe sa kohë do të mbahet në kamp. Por siç duket agjentëve të CIA-s në këto kampe u lejohet të përdorin metoda të caktuara të marrjes në pyetje, të cilat bëjnë pjesë ndër praktikat më të urryera të konventës së OKB-së kundër torturave, konventë kjo e nënshkruar edhe nga SHBA. Një ndër këto metoda është praktika e zhytjes së kokës së të burgosurit në ujë, në mënyrë që atij t´i duket sikur po mbytet.

Në radhët e CIA-s askush nuk pranon të konfirmojë ekzistencën e kampeve. Por nga ana tjetër mbrohet e drejta e burgosjes edhe jashtë territorit të SHBA në rastin e luftës kundër terrorizmit, siç ndodh qysh prej më shumë se tri vjetësh edhe në bazën ushtarake në Kubë, Guantanamo Bay.

Siç njofton më tej "Washington Post", edhe brenda radhëve të CIA-s janë shtuar rezervat kundër këtyre kampeve. Sekretari i Përgjithshëm i këtij shërbimi, Leonard Douni, i pohoi gazetës, se: "Ka dyshime, nëse një sistem i tillë mund të mbahet dhe nëse vendndodhja e kampeve mund të ruhet sekret për një periudhë afatgjatë. Përveç kësaj ka shqetësim për faktin, se mund të mësohet mbi mënyrën e trajtimit të të burgosurve, gjë për të cilën deri më tani nuk kemi asnjë ifnormacion. Brenda CIA-s ka debate edhe nëse mund të vazhdojnë të mbahen kampet në këtë formë."

Së fundi shkaktoi indinjatë tek mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe liberalët një përpjekje e zëvendëspresidentit Dik Çenej për të përjashtuar antarët e CIA-s nga rregulli i përgjithshëm i ndalimit të torturave. Tajlanda ndërkohë e ka përgënjeshtruar ekzistencën e kampeve sekrete për terroristët në territorin e vet.

  • Data 03.11.2005
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhx
  • Data 03.11.2005
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhx